“Vota nga jashtë e sigurt”/ Kreu i KQZ: Palët as pretekste s’do të kenë për të kontestuar votën e diasporës

Politika po shkon drejt finalizimit të detajimeve të draftit/ligjit për votën e diasporës, por KQZ-ja ka ecur para për të qenë gati, ndërsa zgjedhjet do të mbahen pas më pas se një viti. “KQZ ka gati strukturën e vet administrative. Kemi një sektor qe është i dedikuar për votën e diasporës”. Do të jetë hera [...]Read More...

“Vota nga jashtë e sigurt”/ Kreu i KQZ: Palët as pretekste s’do të kenë për të kontestuar votën e diasporës

Politika po shkon drejt finalizimit të detajimeve të draftit/ligjit për votën e diasporës, por KQZ-ja ka ecur para për të qenë gati, ndërsa zgjedhjet do të mbahen pas më pas se një viti.

“KQZ ka gati strukturën e vet administrative. Kemi një sektor qe është i dedikuar për votën e diasporës”.

Do të jetë hera e parë që votimi do të shtrihet në të gjithë botën ku ka shqiptarë që duan të votojnë, por kryekomisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi dha të gjitha garancitë në Kuvend, për sigurinë e të gjithë procesit.

“Ne ofrojmë të gjitha garancitë për sa i përket sigurisë së procesit te votimit, numërimit, dhe nxjerrjes së rezultatit zgjedhor”.

Dy deputetët e opozitës në Nënkomisionin për Diasporës, Tomorr Aliztoi dhe Kreshnik Collaku i lanë karriget bosh, por Celibashi foli edhe për pikëpyetjet që mund të jetë opozita.

“Ne do të ofrojmë të gjithë transparencën që duhet, jo vetëm shkaqe, por as pretekste nuk do të kenë palët për të kontestuar procesin e votimit nga jashtë”.

Pas miratimit të draftit që pritet të ndodhe të premten në parlament, KQZ do të ndërtojë dhe mekanizma monitorues ku partitë politike do të mund të monitorojnë hap pas hapi të gjithë procesin.

/abcnews.al