Delegacioni i BQK’së takohet me drejtues të Bankës së Rezervës Federale të New York-ut

Delegacioni i Bankës Qendrore të Kosovës, i kryesuar nga Guvernatori Ahmet Ismaili, është takuar në Washington D.C. për diskutime konstruktive, me zyrtarë të lartë të Bankës së Rezervës Federale të New York-ut, të udhëhequr nga Matthew Nemeth. Sipas njoftimit të lëshuar, në këtë takim, delegacioni i BQK’së nënvizoi bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet dy bankave qendrore, […]

Delegacioni i BQK’së takohet me drejtues të Bankës së Rezervës Federale të New York-ut
delegacioni-i-bqk’se-takohet-me-drejtues-te-bankes-se-rezerves-federale-te-new-york-ut

delegacioni-i-bqk’se-takohet-me-drejtues-te-bankes-se-rezerves-federale-te-new-york-ut

Delegacioni i Bankës Qendrore të Kosovës, i kryesuar nga Guvernatori Ahmet Ismaili, është takuar në Washington D.C. për diskutime konstruktive, me zyrtarë të lartë të Bankës së Rezervës Federale të New York-ut, të udhëhequr nga Matthew Nemeth.

Sipas njoftimit të lëshuar, në këtë takim, delegacioni i BQK’së nënvizoi bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet dy bankave qendrore, duke përfshirë programet e ngritjes së kapaciteteve në mbështetje direkte që nga themelimi i BQK-së.

“Veçanërisht, delegacioni potencoi përgjegjësinë e BQK-së në menaxhimin e të gjitha rezervave në Dollarë Amerikan (USD) me Rezervën Federale dhe theksoi rëndësinë e marrëdhënieve bankare korrespondente ndërmjet dy institucioneve. Guvernatori Ismaili shprehi përkushtimin e BQK-së për të mbajtur lidhje të forta me FED-in, duke njohur rolin e saj kryesor në asistencën e menaxhimit të rezervës ndërkombëtare dhe partneriteteve strategjike, duke përfshirë praktikat më të mira për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit”, thuhet në njoftim.