Vendi ideal për shumimin e mikrobeve: A i lani edhe ju fëmijët tuaj në këtë mënyrë?

Shumë prindër i ekspozojnë fëmijët e tyre ndaj rrezikut të sëmundjeve të rënda gjatë larjes së tyre në banjo, pa e kuptuar këtë gjë. Ekspertët thonë se lodrat e banjës janë shpesh plot me baktere të rrezikshme, më së shpeshti E. coli dhe Staphylococcus aureus, shkruan Panacea.mk. “Studimet shkencore kanë treguar se shumë lodra mbajnë […]

Vendi ideal për shumimin e mikrobeve: A i lani edhe ju fëmijët tuaj në këtë mënyrë?
Nënë, fëmijë, foshnje. Foto: Hollie Santos/Unsplash

Shumë prindër i ekspozojnë fëmijët e tyre ndaj rrezikut të sëmundjeve të rënda gjatë larjes së tyre në banjo, pa e kuptuar këtë gjë. Ekspertët thonë se lodrat e banjës janë shpesh plot me baktere të rrezikshme, më së shpeshti E. coli dhe Staphylococcus aureus, shkruan Panacea.mk.

“Studimet shkencore kanë treguar se shumë lodra mbajnë ujin, gjë që shkakton rritjen e mikrobeve. Kjo mund të përfshijë legionellën dhe disa të ashtuquajturat superbaktere që mund të jenë rezistente ndaj ilaçeve”- thotë ekspertja e higjienës Xhenifer Sho.

Njëra nga shkaqet kryesore të grumbullimit të baktereve është se lodrat e banjës shpesh kanë vrima të vogla që lejojnë ujin të hyjë, por është e vështirë të zbrazet plotësisht dhe të parandalojë tharjen e lodrës. Është kjo lagështi e vazhdueshme, së bashku me ambientin e ngrohtë në banjë, që krijon një terren ideal për shumimin e baktereve.

Ekspertët thonë se lodrat e banjos janë shpesh plot me baktere të rrezikshme, më së shpeshti E. coli dhe Staphylococcus aureus.

“Fëmijët shpesh vendosin në gojë lodrat e banjës ose spërkaten me to, duke rritur rrezikun e ekspozimit ndaj problemeve të ndryshme shëndetësore. Këto mund të përfshijnë infeksione gastrointestinale, probleme të frymëmarrjes dhe acarime të lëkurës”, sqaron Sho.

Nëse dëshironi të parandaloni infeksionin, përpiquni të mbyllni vrimat e lodrave, t’i pastroni rregullisht dhe t’i lagni me uthull apo alkool. Lërini lodrat të thahen në ajër dhe ndërrojini rregullisht.