Deliu: Para 10 vitesh Thaçi i kishte dyfishuar pagat e sektorit publik, qeveria sot i rriti për 6.8 euro

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka reaguar pas njoftimit të ATK-së se të gjithë të punësuarit, qoftë në sektorin publik apo privat, do të paguajnë më pak tatim, për shkak se rritet vlera e pagës që lirohet nga tatimi duke thënë se ish-kryeministri Hashim Thaçi dhjetë vite më parë kishte dyfishuar […]

Deliu: Para 10 vitesh Thaçi i kishte dyfishuar pagat e sektorit publik, qeveria sot i rriti për 6.8 euro
deliu:-para-10-vitesh-thaci-i-kishte-dyfishuar-pagat-e-sektorit-publik,-qeveria-sot-i-rriti-per-6.8-euro

deliu:-para-10-vitesh-thaci-i-kishte-dyfishuar-pagat-e-sektorit-publik,-qeveria-sot-i-rriti-per-6.8-euro

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka reaguar pas njoftimit të ATK-së se të gjithë të punësuarit, qoftë në sektorin publik apo privat, do të paguajnë më pak tatim, për shkak se rritet vlera e pagës që lirohet nga tatimi duke thënë se ish-kryeministri Hashim Thaçi dhjetë vite më parë kishte dyfishuar pagat në sektorin publik ndërsa sot qeveria i ka rritur pagat për 6.8 euro por që ato ua ka marrë mbrapa duke e rritur tatimin mbi pronë.

Deliu ka ironizuar duke thënë “përparim se jo mahi”. Teksa ka shtuar se kjo është reflektim i “fuqisë, punës dhe vizionit”

“Saktësisht 10 vjet më parë, Kryeministri Hashim Thaçi i kishte dyfishuar pagat e sektorit publik në Kosovë. Për shembull, paga e një polici ishte bërë nga 247 euro, në 589 euro. Sot, Qeveria i paska rritur pagat për 6.8 euro – të cilat ua paska marrë mbrapa duke ua rritur edhe tatimin mbi pagë. Shumë mirë. Tamam reflektim i fuqisë, punës dhe vizionit të saj.Përparim se jo mahi”, ka shkruar Deliu.