Imami Kalaja, Kurtit pasi deklaroj votimin për Kodin Civil: Haram të qoftë besimi i besimtarëve

Imami nga Shqipëria, Ahmed Kalaja, ka reaguar pas deklarimit të kryeministrit Albin Kurti, i cili dje nga Berlini tha se do të merret personalisht për sigurimin e votave për të votuar Kodin Civil, shkruan FrontOnline. ”Ne do të punojmë shumë për ta kaluar këtë në të ardhmen shumë të afërt. Për këtë unë personalisht do […]

Imami Kalaja, Kurtit pasi deklaroj votimin për Kodin Civil: Haram të qoftë besimi i besimtarëve
imami-kalaja,-kurtit-pasi-deklaroj-votimin-per-kodin-civil:-haram-te-qofte-besimi-i-besimtareve

imami-kalaja,-kurtit-pasi-deklaroj-votimin-per-kodin-civil:-haram-te-qofte-besimi-i-besimtareve

Imami nga Shqipëria, Ahmed Kalaja, ka reaguar pas deklarimit të kryeministrit Albin Kurti, i cili dje nga Berlini tha se do të merret personalisht për sigurimin e votave për të votuar Kodin Civil, shkruan FrontOnline.

”Ne do të punojmë shumë për ta kaluar këtë në të ardhmen shumë të afërt. Për këtë unë personalisht do të ndërtoj një shumicë parlamentare – dhe do të bëj thirrje për mbështetje të gjerë për këtë edhe nga partitë opozitare. Vendimi për mbledhjen e qeverisë për këtë çështje tashmë është marrë”, deklaroj dje Kurti nga Berlini.

”Kurrë mos ta mundësoftë Allahu! Amin! Harram e paç besimin e besimtarëve!!!”, ka shkruar Kalaja në Facebook.

Pas këtij reagimi, Kalaja po ashtu ka duartrokitur edhe qëndrimin e deputetit të VV-së, Gramoz Agusholli i cili dje për FrontOnline tha se do të votoj kundër Kodit Civil edhe nëse kjo do i kushtonte me pozitën që të mos jetë më kandidat i VV-së.

‘’Nuk e kam atë problem hiç, përderisa unë i kam qëndrimet e mia edhe nëse kjo ka me kushtuar që mos me u kandidu unë për deputet, ka me mbajt qëndrimin tim’’ u shpreh dje Agusholli për FrontOnline

”Ka akoma burra në Dardani. Bravo e madhe për ty vlla! Hallall të qoftë!” ka shkruar Kalaja, duke shpërndarë artikullin e FrontOnline.