Dita e Fëmijëve do të shënohet me plot aktivitete në sheshin e Tetovës

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve e njohur ndryshe si 1 Qershori, këtë vit do të shënohet me një shumëllojshmëri aktivitetesh në sheshin e Tetovës nga shoqata “Më Mirë për Tetovën”, raporton Portalb.mk. Sheshi “Iliria” nesër do të jetë plotë aktivitete të ndryshme dhe me punëtori si: këndi i artit, këndi i dijes, këndi muzikor, këndi kreativ […]

Dita e Fëmijëve do të shënohet me plot aktivitete në sheshin e Tetovës
Nxënës të shkollave të komunës, duke vizatuar se si e shohin të ardhmen në qytetin e tyre gjatë Konferencës Komunat Kushtuar Fëmijëve- Gostivar. Foto Portalb.mk

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve e njohur ndryshe si 1 Qershori, këtë vit do të shënohet me një shumëllojshmëri aktivitetesh në sheshin e Tetovës nga shoqata “Më Mirë për Tetovën”, raporton Portalb.mk.

Sheshi “Iliria” nesër do të jetë plotë aktivitete të ndryshme dhe me punëtori si: këndi i artit, këndi i dijes, këndi muzikor, këndi kreativ dhe lojëra argëtuese.

Aktivitetet vijojnë me program kulturor të fëmijëve të moshave të ndryshme ku do të performojnë fëmijë me instrumente muzikore, recitime, vallëzim nga grupi i fëmijëve në SHKA Xheladin Zeqiri, dhe programin do e përmbyll këngëtarja Elita Ziberi.

Në kuadër të shënimit të kësaj dite, MMPT ka bërë thirrje për vullnetarë të cilët duan të përfshihen dhe ndihmojnë në organizimin dhe realizimin e aktiviteteve

“Kjo ditë është një mundësi e shkëlqyer për t’u dhuruar fëmijëve momente të paharrueshme dhe për t’i ndihmuar ata të ndihen të veçantë dhe të dashur”, thonë nga Më Mirë për Tetovën.

Dita ndërkombëtare e fëmijëve për një pjesë të vendeve të botës është 20 nëntor ndërsa për vendet e dikurshme të bllokut lindor është 1 qershori.

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një dite për ti thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve.

Dita e fëmijëve u vendos në datën 1 qershor, sepse në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në 1925. Dy vjet më pas Festa e 1 qershorit filloi të festohet në të gjithë botën.