Dorëzimi i eshtrave të tre personave tek autoritetet serbe, EULEX: Ishim aty me përfaqësuesit e IML
Ekspertët mjeko-ligjorë të EULEX’it bashkë me përfaqësuesit e e IML’së dje në pikën kufitare në Merdar kanë dorëzuar eshtrat e tre personave që së fundi u identifikuan. EULEX ka thënë se eshtrat e një personit i janë dorëzuar familjes, ndërsa të dy të tjerëve i janë dorëzuar autoriteteve serbe. “Ne mbetemi të përkushtuar për të […]
![Dorëzimi i eshtrave të tre personave tek autoritetet serbe, EULEX: Ishim aty me përfaqësuesit e IML](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/655301-dorezimi-i-eshtrave-te-tre-personave-tek-autoritetet-serbe-eulex-ishim-aty-me-perfaqesuesit-e-iml.jpg)
![dorezimi-i-eshtrave-te-tre-personave-tek-autoritetet-serbe,-eulex:-ishim-aty-me-perfaqesuesit-e-iml](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/655301-dorezimi-i-eshtrave-te-tre-personave-tek-autoritetet-serbe-eulex-ishim-aty-me-perfaqesuesit-e-iml.jpg)
Ekspertët mjeko-ligjorë të EULEX’it bashkë me përfaqësuesit e e IML’së dje në pikën kufitare në Merdar kanë dorëzuar eshtrat e tre personave që së fundi u identifikuan.
EULEX ka thënë se eshtrat e një personit i janë dorëzuar familjes, ndërsa të dy të tjerëve i janë dorëzuar autoriteteve serbe.
“Ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur homologët tanë vendorë në IML dhe institucionet e tjera relevante të Kosovës duke ofruar ekspertizë mjekoligjore dhe këshilla në kryerjen e punës komplekse të identifikimit të të gjitha mbetjeve njerëzore në morgun e IML-së, në mënyrë që anëtarët e familjes të realizojnë të drejtën e tyre për të ditur të vërtetën”, thuhet në njoftimin e EULEX’it.
Ditor Haliti, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore ka thënë dje për Radion Evropa e Lirë se mbetjet e trupave që u dorëzuan sot, janë mbajtur në Institut që nga paslufta, por ka pasur probleme për identifikimin e tyre.
“Kanë qenë në Institut, sepse nuk kanë mundur të identifikohen gjatë kësaj kohe për arsye se familjarët nuk kanë dhënë mostra të gjakut që të mund të identifikohen. Vitin e kaluar janë dhënë mostrat e gjakut të familjarëve edhe janë dërguar mostra shtesë të ADN-së, të cilat na kanë dhënë rezultatet e atyre që janë të identifikuar”, ka thënë ai.