Dy depo nafte u përfshinë nga zjarri në Rusi, si pasojë e sulmeve me dronë

Së paku tri rajone ruse u sulmuan nga dhjetëra dronë gjatë natës mes 2 dhe 3 gushtit, duke ua vënë zjarrin dy depove të naftës, raportuan autoritetet ruse, raporton Radio Evropa e Lirë. Guvernatori rajonal i Rostovit, Vasily Golubev, tha të shtunën se 55 “dronë ukrainas” e sulmuan rajonin e tij gjatë natës, duke i […]

Dy depo nafte u përfshinë nga zjarri në Rusi, si pasojë e sulmeve me dronë
Flamuri i Rusisë, foto: Sergei Velov në Canva

Së paku tri rajone ruse u sulmuan nga dhjetëra dronë gjatë natës mes 2 dhe 3 gushtit, duke ua vënë zjarrin dy depove të naftës, raportuan autoritetet ruse, raporton Radio Evropa e Lirë.

Guvernatori rajonal i Rostovit, Vasily Golubev, tha të shtunën se 55 “dronë ukrainas” e sulmuan rajonin e tij gjatë natës, duke i dëmtuar “depot në qarqet Kamenski dhe Morozovski”.

Ai shtoi se nuk është raportuar për viktima.

Në qarkun Morozovski ndodhet një fushë ajrore ushtarake, e cila ka qenë në shënjestrën e sulmeve me dronë në të kaluarën.

Video të postuara nga kanali Astra në Telegram shfaqën zjarre në fushën ajrore dhe në një depo nafte në qarkun Kamenski.