Po përgatisnin një sulm në parlament, shërbimet sekrete ukrainase arrestojnë disa persona

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) ka demaskuar një grup “aktivistësh” civilë që po përgatisnin një sërë aksionesh në Kiev për ditën e djeshme. Sipas hetimeve, grupi drejtohej nga bashkëthemeluesi i një OJQ-je të njohur për veprimet e saj anti-ukrainase që nga viti 2015. Sulmuesit planifikonin të shpallnin “largimin nga pushteti” të udhëheqjes aktuale ushtarake [...]Read More...

Po përgatisnin një sulm në parlament, shërbimet sekrete ukrainase arrestojnë disa persona

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) ka demaskuar një grup “aktivistësh” civilë që po përgatisnin një sërë aksionesh në Kiev për ditën e djeshme.

Sipas hetimeve, grupi drejtohej nga bashkëthemeluesi i një OJQ-je të njohur për veprimet e saj anti-ukrainase që nga viti 2015. Sulmuesit planifikonin të shpallnin “largimin nga pushteti” të udhëheqjes aktuale ushtarake dhe politike të Ukrainës dhe më pas të merrnin zotërimin e godinës së Verkhovna Rada, pra parlamentit ukrainas, dhe bllokimin e punës së saj.

Për të mbledhur njerëzit, organizatorët duhej të mbanin një asamble gjoja paqësore në qendër të Kievit. Megjithatë, shumica e atyre që merrnin pjesë në këtë ngjarje do të përdoreshin “në errësirë”, pa iu zbuluar qëllimi i vërtetë i atij grumbullimi. Të arrestuarit gjithashtu planifikonin të përhapnin informacione për “trazirat” në Kiev përmes kanaleve vendase dhe të huaja.

Në këtë mënyrë, ata shpresonin të minonin situatën socio-politike të vendit për të favorizuar Rusinë./abcnews.al