Dyshime për kurdisje të konkursit, bashkëpunëtori i Luan Dalipit ia mësynë numrit dy në AKP

Një nga ish-bashkëpunëtorët e Luan Dalipit, shefit të kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, është një hap marrjes së një pozite të rëndësishme drejtuese në Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Rrjedha e fazës finale të procesit, duket e dyshimte dhe kurdisje. Burim Leci, i cili më parë ka qenë një nga drejtuesit në “MDA”, biznesin që në […]

Dyshime për kurdisje të konkursit, bashkëpunëtori i Luan Dalipit ia mësynë numrit dy në AKP

Një nga ish-bashkëpunëtorët e Luan Dalipit, shefit të kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, është një hap marrjes së një pozite të rëndësishme drejtuese në Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Rrjedha e fazës finale të procesit, duket e dyshimte dhe kurdisje.

Burim Leci, i cili më parë ka qenë një nga drejtuesit në “MDA”, biznesin që në krye kishte Luan Dalipin, tash shef i stafit të Kryeministri Kurti, pritet të zgjidhet zëvendës drejtor-menaxhues në AKP.

Përzgjedhja e tij në këtë pozitë, gjoja përmes një konkursi, pritet të finalizohet gjatë kësaj jave me vendim të bordit të këtij entiteti publik, i zgjedhur nga pushteti pjesë e të cilit është Dalipi, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Sipas një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të AKP-së, në konkursin e shpallur për pozitën zëvendës-drejtor ekzekutiv operativ kanë dalë kandidatë fitues dy veta: Burim Leci dhe Ibrahim Gjylderen. Njoftimi u shpall me 27 mars 2024.

Se cili prej tyre do ta marrë pozitën e vendosë Bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimi, në mbledhjen e radhës që pritet të zhvillohet gjatë kësaj jave.

Në listën e dy fituesve nga konkursi, kandidati Burim Leci është i renditur i pari në me 81.82 pikë.

Ani pse, në listën e ngushtë të selektuar me 1 mars 2024, Leci renditej i treti nga shtatë kandidatë sa u përzgjidhen për më tutje nga konkursi. Para tij ishin dy kandidatë: Agron Berisha dhe Avni Ramadani, të cilët ranë nga konkursi në fazën tjetër.

Pas Berishës e Ramadait, dhe po ashtu Dalipit, si i katërti në listë renditej edhe kandidati tjetër i përzgjedhur për fazën finale të konkursit Ibrahim Gjylderen. Duke u eliminuar kështu krejtësisht nga konkursi kandidatët që siguruan vendet e para në renditjen e listës së ngushtë.

Kandidati Burim Leci del ka qenë një bashkëpunëtor i afërm i shefit të kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipit, një nga themeluesit në kompaninë Management Development Associates (MDA) në Prishtinë. Ka mbajtur pozitën e udhëheqësit të Divizionit për Zhvillimin e Qeverisjes në MDA, në të njëjtën kur biznesi drejtohej nga vetë Dalipi, para se ky i fundit, në shkurt të 2020-ës ta braktiste kompaninë e themeluar nga vetë ai për Zyrën e Kryeministrit Albin Kurti.

 

Leci, aktualisht, sipas regjistrimit në ARBK figuron drejtor menaxhues i “IP-KOS SH.P.K.”, kompania që ka në pronësi pompat e derivateve “IP Petrol”, e që kanë në shfrytëzim një numër të pompave të derivateve që i menaxhon AKP-ja në të cilen po synon të marrë pozitë të lartë ekzekutive.

Gazeta Online Reporteri.net ka provuar të marrë sqarime nga Zyra e Kryeministrit Albin Kurti dhe nga vetë Luan Dalipi, përmes Zyrës për Informim, nëse pushteti ka kurdisur konkursin e shpallur për pozitën zëvendës-drejtor ekzekutiv operativ në AKP, por deri në momentin e publikimit të artikullit askush nuk ka kthyer përgjigje.