Eksperti i sigurisë: Një spiun kosovar paguhet nga 700 euro në muaj nga BIA serbe

Eksperti për Çështje të Sigurisë, Bedri Elezi, për FrontOnline, thotë se një agjent kosovar i integruar në BIA-n serbe, paguhet nga 700 euro në muaj dhe përveç saj marrin edhe pagesa tjera në bazë të punës. ‘’Në bazë të informacioneve që kemi dhe në punën që bëjmë në terren, kemi informacione se zyrtarët, apo agjentët […]

Eksperti i sigurisë: Një spiun kosovar paguhet nga 700 euro në muaj nga BIA serbe
eksperti-i-sigurise:-nje-spiun-kosovar-paguhet-nga-700-euro-ne-muaj-nga-bia-serbe

eksperti-i-sigurise:-nje-spiun-kosovar-paguhet-nga-700-euro-ne-muaj-nga-bia-serbe


Eksperti për Çështje të Sigurisë, Bedri Elezi, për FrontOnline, thotë se një agjent kosovar i integruar në BIA-n serbe, paguhet nga 700 euro në muaj dhe përveç saj marrin edhe pagesa tjera në bazë të punës.

‘’Në bazë të informacioneve që kemi dhe në punën që bëjmë në terren, kemi informacione se zyrtarët, apo agjentët sekret të BIA-s në Kosovë, marrin një pagë të rregullt që fillon nga 700 euro, e më pas edhe shpërblime edhe në bazë të veprës, landës, apo në bazë të përformancës kanë’’ thotë ai.

Elezi, thotë se gjitha këto bëhet mbi bazën për të nxitur sa më shumë agjentët dhe që ata të kenë sa më shumë informacione dhe që pagesa bëhet kesh.

‘’Gjtihmonë këto veprime bëhet për të nxitur sa më shumë përformancë. Zakonisht pagesa për këto kategori bëhet në kesh, duke përdorur gjitha metodat operative duke ruajtur burimet dhe bashkëpunëtorët e tyre dhe agjencitë sekrete para se angazhojnë një person në një vend të caktuar për çështjeve spiunazhi e krijon mbulesën juridike’’ deklaron ai për FrontOnline.

Njohësi i sigurisë, shprehet se nuk e di se sa është numri i agjentëve kosovar që punojnë për BIA-n serbe.

‘’Unë nuk mund ta them një numër të caktuar, sepse shërbimet sekrete janë tejet të interesuara për eskalimin e situatës në Kosovë dhe dëmtimin e gjitha proceseve që ngritë dhe zhvillon Kosovën dhe numri i agjentëve varion sipas planeve operative që kanë’’ përfundon Elezi.