Gërvalla njofton se ndalohet punësimi i familjarëve në MPJD
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka marrë vendim me të cilin ndalohet punësimi i familjarëve të afër me zyrtarët dhe diplomatëve në këtë ministri. Gërvalla thotë se këtë vendim e mori kishte raste që në MPJD ishin të punësuar deri në 4 anëtarë prej një familjes. Ajo shtoi se rreshti i […]
![Gërvalla njofton se ndalohet punësimi i familjarëve në MPJD](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/04/641726-gervalla-njofton-se-ndalohet-punesimi-i-familjareve-ne-mpjd.jpg)
![gervalla-njofton-se-ndalohet-punesimi-i-familjareve-ne-mpjd](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/04/641726-gervalla-njofton-se-ndalohet-punesimi-i-familjareve-ne-mpjd-1024x683.jpg)
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka marrë vendim me të cilin ndalohet punësimi i familjarëve të afër me zyrtarët dhe diplomatëve në këtë ministri.
Gërvalla thotë se këtë vendim e mori kishte raste që në MPJD ishin të punësuar deri në 4 anëtarë prej një familjes.
Ajo shtoi se rreshti i punësimit të familjarëve të figurave politike dhe publike të punësuar, është i madh.
Ministrja edhe këtë rast, pak u morë edhe me mediat duke thënë se “e ndërgjegjshme që do të hasë në kundërshtime të forta nga ana e qarqeve politike dhe mediale, të mësuara me ndërhyrje të tilla, të cilat e dobësojnë shumë strukturën e ministrisë dhe vullnetin e zyrtarëve për të punuar me përkushtim“.