Gërvalla: Profesionalizmi i ushtrisë së Kosovës është rezultat i bashkëpunimit me NATO-n

Ministria e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla gjatë vizitës zyrtare në Kanada ka takuar Kryetaren e Komisionit të Përhershëm për Mbrojtje Kombëtare në Parlamentin e Kanadasë, John McKay. Gërvalla tha se pjesë e diskutimit në këtë takim ka qenë avancimi i statusit të Kosovës, në anëtare e asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Derisa, ministrja […]

Gërvalla: Profesionalizmi i ushtrisë së Kosovës është rezultat i bashkëpunimit me NATO-n
gervalla:-profesionalizmi-i-ushtrise-se-kosoves-eshte-rezultat-i-bashkepunimit-me-nato-n

gervalla:-profesionalizmi-i-ushtrise-se-kosoves-eshte-rezultat-i-bashkepunimit-me-nato-n

Ministria e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla gjatë vizitës zyrtare në Kanada ka takuar Kryetaren e Komisionit të Përhershëm për Mbrojtje Kombëtare në Parlamentin e Kanadasë, John McKay.

Gërvalla tha se pjesë e diskutimit në këtë takim ka qenë avancimi i statusit të Kosovës, në anëtare e asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Derisa, ministrja theksoi se përgatitja dhe profesionalizmi i ushtrisë së Kosovës, ka arritur si rezultat i bashkëpunimit me shtetet anëtare të NATO-s.

“Avancimi i statusit të Republikës së Kosovës në anëtare e asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, përgatitja dhe profesionalizmi i ushtrisë së Kosovës, i arritur si rezultat i bashkëpunimit me shtetet anëtare të NATO-s dhe sipas standardeve të tyre ushtarake, ishin po ashtu pjesë e diskutimit të hapur me deputetin federal, John McKay”, ka shkruar Gërvalla në Facebook./teve1.info/