Prokuroria kërkon paraburgim për policin që dyshohet se ngacmoi seksualisht të miturën nga dhjetori i vitit të kaluar

Prokuroria Themelore e Gjakovës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj policit, që dyshohet se nga muaji dhjetor i vitit 2023 e deri më 8 maj, e ka ngacmuar seksualisht një të mitur në Gjakovë. Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se ai i dërgonte mesazhe të natyrës seksuale, që cenonin dinjitetin e të dëmtuarës. […]

Prokuroria kërkon paraburgim për policin që dyshohet se ngacmoi seksualisht të miturën nga dhjetori i vitit të kaluar
prokuroria-kerkon-paraburgim-per-policin-qe-dyshohet-se-ngacmoi-seksualisht-te-mituren-nga-dhjetori-i-vitit-te-kaluar

prokuroria-kerkon-paraburgim-per-policin-qe-dyshohet-se-ngacmoi-seksualisht-te-mituren-nga-dhjetori-i-vitit-te-kaluar

Prokuroria Themelore e Gjakovës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj policit, që dyshohet se nga muaji dhjetor i vitit 2023 e deri më 8 maj, e ka ngacmuar seksualisht një të mitur në Gjakovë.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se ai i dërgonte mesazhe të natyrës seksuale, që cenonin dinjitetin e të dëmtuarës.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, “ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se I pandehuri me inicialet A.D., nga muaji Dhjetor i vitit 2023 e deri me dt.08.05.2024, në Gjakovë, e ngacmon seksualisht në vazhdimësi personin e dobët të dëmtuarën/e mitur, në formë të sjelljes së padëshiruar verbale dhe jo verbale të natyrës seksuale me qellim të cenimit të dinjitetit, në atë mënyre që pasi që i pandehuri dhe e dëmtuara/e mitur ishin njoftuar përmes rrjeteve sociale, i dërgon mesazhe të natyrës seksuale, me të cilat veprime të dëmtuarës ia cenon dinjitetin dhe tek e njëjta krijon një mjedis i cili objektivisht është frikësues, degradues dhe poshtërues.”

Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale, ngacmim seksual në vazhdimësi nga neni 10 i Ligjit Nr.8/L-188 për Plotësimin dhe Ndryshimin e Kodit 06/L – 074 Penal të Republikës së Kosovës lidhur me nenin 183 par.4 lidhur me par.2, e lidhur me nenin 77 të KPRK-së.