Gresa Caka – Nimani, rizgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese edhe për një mandat të dytë

Në seancën administrative të mbajtur më 5 qershor 2024, në përputhje me Nenin 114, pika 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës kanë rizgjedhur kryetaren aktuale të Gjykatës, Gresa Caka – Nimani, për një mandat të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese. Caka-Nimani mandatin e parë e kishte marrë […]

Gresa Caka – Nimani, rizgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese edhe për një mandat të dytë
gresa-caka-–-nimani,-rizgjidhet-kryetare-e-gjykates-kushtetuese-edhe-per-nje-mandat-te-dyte

gresa-caka-–-nimani,-rizgjidhet-kryetare-e-gjykates-kushtetuese-edhe-per-nje-mandat-te-dyte

Në seancën administrative të mbajtur më 5 qershor 2024, në përputhje me Nenin 114, pika 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës kanë rizgjedhur kryetaren aktuale të Gjykatës, Gresa Caka – Nimani, për një mandat të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese.

Caka-Nimani mandatin e parë e kishte marrë në qershor të vitit 2021.

Caka-Nimani është dekretuar gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, më 30 dhjetor të vitit 2015.

Sipas biografisë së saj të publikuar në faqen e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, deri në emërimin e saj, gjyqtarja Caka-Nimani ka shërbyer si Këshilltare e Lartë Ligjore dhe Udhëheqëse e Ekipit të Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje në Agjencinë Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID).
Në biografinë e Caka-Nimanit bëhet e ditur se ajo është dekoruar me një numër dekoratash dhe mirënjohjesh. Ndër të tjera, ajo është vlerësuar me pesë “Çmime të Merituara Nderi” nga

Departamenti Amerikan i Shtetit, për kontribut të vlefshëm në fushën e sundimit të ligjit dhe me çmimin “Michael K. White Memorial Award” për kontribut të veçantë në hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. /gazetametro.net