Hajnat hyjnë në dy shkolla të Lipjanit, në njërën thyejnë derën

Policia e Kosovës ka bërë të të ditur për dy raste të vjedhjeve në tentativë në dy shkolla të Lipjanit. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, njëri rast ka të bëjë në fshatin Jeta e Re në Lipjan. Një punëtore teknike ka raportuar se gjatë natës është thyer dera e shkollës, teksa nuk […]

Hajnat hyjnë në dy shkolla të Lipjanit, në njërën thyejnë derën
hajnat-hyjne-ne-dy-shkolla-te-lipjanit,-ne-njeren-thyejne-deren

hajnat-hyjne-ne-dy-shkolla-te-lipjanit,-ne-njeren-thyejne-deren

Policia e Kosovës ka bërë të të ditur për dy raste të vjedhjeve në tentativë në dy shkolla të Lipjanit.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, njëri rast ka të bëjë në fshatin Jeta e Re në Lipjan.

Një punëtore teknike ka raportuar se gjatë natës është thyer dera e shkollës, teksa nuk është vërejtur se është vjedhur ndonjë gjë.

“Fsh. Jeta e Re, Lipjan  10.05.2024 – 07:46. Ankuesja femër kosovare punëtore teknike në shkollë, ka raportuar se gjatë natës ishte thyer dera e shkollës, nuk është vërejtur se është vjedhur ndonjë gjë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Ndërsa rasti tjetër në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan. Përgjegjësi i kësaj shkolle ka raportuar se përmes kamerave të sigurisë ka vërejtur se persona të panjohur kanë hyrë brenda në shkollë.

“Ankuesi mashkull kosovar, përgjegjës i shkollës, ka raportuar se përmes kamerave të sigurisë është vërejtur se persona të panjohur  kanë hyrë brenda në objekt shkollor dhe ende nuk dihet se a është vjedhur diçka. Rasti është duke u hetuar”.

Njëri rast ka ndodhur me datën 9 maj, teksa tjetri gjatë ditës së djeshme.