Theren dy persona në Mitrovicë, policia jep detaje

Dy persona janë therur me thikë sonte rreth orës 21:30 në Mitrovicë. Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se të njëjtit kanë kërkuar tretman në spital. “Rreth orës 21:30 është raportuar se dy persona të lënduar nga mjeti i mprehtë kanë kërkuar […]

Theren dy persona në Mitrovicë, policia jep detaje

Dy persona janë therur me thikë sonte rreth orës 21:30 në Mitrovicë.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se të njëjtit kanë kërkuar tretman në spital.

“Rreth orës 21:30 është raportuar se dy persona të lënduar nga mjeti i mprehtë kanë kërkuar tretman mjekësor në emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë. Njësitet kompetente policore po merren me rastin”, tha Zahiti.