Haliti: Kurti po e shtynë çështjen e dinarit që të zgjasin bisedimet e dialogut

Xhavit Haliti, anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme duke folur për Front Online ka kritikuar kryeministrin aktual, Albin Kurti. Haliti fajin për zvarritjen e çështjes së dinarit ia ka hedhur Kurtit. Ai thotë se kryeministri për t’i zgjatur bisedimet e dialogut po shtynë procesin e dinarit. “Kurti e nxori teknikisht problemin e dinarit me […]

Haliti: Kurti po e shtynë çështjen e dinarit që të zgjasin bisedimet e dialogut
haliti:-kurti-po-e-shtyne-ceshtjen-e-dinarit-qe-te-zgjasin-bisedimet-e-dialogut

haliti:-kurti-po-e-shtyne-ceshtjen-e-dinarit-qe-te-zgjasin-bisedimet-e-dialogut

Xhavit Haliti, anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme duke folur për Front Online ka kritikuar kryeministrin aktual, Albin Kurti.

Haliti fajin për zvarritjen e çështjes së dinarit ia ka hedhur Kurtit.

Ai thotë se kryeministri për t’i zgjatur bisedimet e dialogut po shtynë procesin e dinarit.

“Kurti e nxori teknikisht problemin e dinarit me qëllim që t’i shtyjë sa më shumë bisedimet që kanë të bëjnë lidhur me çështjet kryesore e të nënshkruara e për të cilat është zotuat për t’i zbatuar. Edhe fillimin e bisedimeve në Bruksel , negociatorët i patën quajtur “bisedime teknike”, theksoi Haliti.

Përmes bisedimeve në Bruksel, Kurti po i shtynë zgjedhjet e reja, thotë Haliti.

Deputeti i PDK-së deklaron se situata e tensionuar në veri të Kosovës iu konvenon Kurtit dhe Vuçiqit.

“Përmes këtyre bisedimeve kryeministri po i shtynë edhe zgjedhjet e po e kufizon presionin ndërkombëtar për zgjedhje të reja. Edhe Kurtit edhe Vuçiqit iu konvenon situata e tensionuar në veri, sepse manipulimin e brendshëm elektoral e kanë më të lehtë dhe BE . E kanë më të lehtë ta manipulojnë duke e akuzuar njëri tjetrin dhe duke ushtruar presion te qytetarët, veçanërisht te qytetarët serb shtetas të Kosovës”, u shpreh ai.