Haradinaj nga Mitrovica: Koha për ndryshim, të orientohemi drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit në NATO

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka takuar strukturat e degës së AAK-së në Mitrovicë. Haradinaj me këtë rast ka thënë se Mitrovica është shtyllë e fortë e zhvillimit ekonomik të Kosovës. “Mitrovica, dikur shtyllë e fortë e zhvillimit ekonomik të Kosovës, tani qytet i lënë pas dore, na obligon që […]

Haradinaj nga Mitrovica: Koha për ndryshim, të orientohemi drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit në NATO
haradinaj-nga-mitrovica:-koha-per-ndryshim,-te-orientohemi-drejt-zhvillimit-ekonomik-dhe-integrimit-ne-nato

haradinaj-nga-mitrovica:-koha-per-ndryshim,-te-orientohemi-drejt-zhvillimit-ekonomik-dhe-integrimit-ne-nato

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka takuar strukturat e degës së AAK-së në Mitrovicë.

Haradinaj me këtë rast ka thënë se Mitrovica është shtyllë e fortë e zhvillimit ekonomik të Kosovës.

“Mitrovica, dikur shtyllë e fortë e zhvillimit ekonomik të Kosovës, tani qytet i lënë pas dore, na obligon që ta bëjmë ndryshimin, për t’ia kthyer madhështinë, sepse ua kemi borxh këtij qyteti dhe njerëzve të tij. Sot, bashkë me shumë kolegë, u bashkuam në Mitrovicë me kryetarin Qazim Nimani dhe strukturat e degës së Aleancës. Kryetari Nimani me bashkëpunëtorë i ka sjellur Aleancës në Mitrovicë një dinamikë të re, e ngjarja e sotme, ishte rast i mirë që të shprehim falënderimin tonë ndaj kolegëve që në periudha të ndryshme, dhanë kontribut për Aleancën, Mitrovicën e Kosovën. Ne nuk e harrojmë kontributin e asnjërit që ka bashkërrugëtuar me ne”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se Mitrovica ishte në fokus të veçantë në kohën sa ishte kryeministër i qeverisë së Kosovës.

“Sa isha në qeverisje, Mitrovica kishte fokus të veçantë, duke e përkrahur pa rezervë me projekte të shumta zhvillimore, e veçanërisht, kthimin e Trepçës në pronësi të Kosovës, edhe ligjërisht. Për shkak të gjendjes së krijuar nga paaftësia dhe mungesa e vizionit të qeverisë së tanishme, është koha e ndryshimit. Koha që të forcojmë orientimin tonë drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit euro-atlantik në koordinim me miqtë, në krye me Amerikën”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj është shprehur se AAK është e gatshme për ta bërë ndryshimin që i duhet vendit.

“Qytetarët e Mitrovicës dhe mbarë vendit, i sigurova se AAK është e gatshme. Ka dijen dhe përvojën që ta ndihmojë ndryshimin, për të udhëhequr vendin drejt fitoreve të mëdha”, ka përfunduar Haradinaj./Front Online/