Harris futet në garë, zëvendëspresidentja pranon mbështetjen e Biden

Kamala Harris futet në garë. Zëvendëspresidentja ka falënderuar Joe Biden dhe pranon mbështetjen e tij për të qenë ajo kandidatja demokrate në garën presidenciale, në SHBA, kundër Donald Trump. Harris është shprehur e vendosur për fitore, duke shtuar se do të bë gjithçka për të mposhtur Donald Trump, në zgjedhjet presidenciale në SHBA. “Unë do [...]Read More...

Harris futet në garë, zëvendëspresidentja pranon mbështetjen e Biden

Kamala Harris futet në garë. Zëvendëspresidentja ka falënderuar Joe Biden dhe pranon mbështetjen e tij për të qenë ajo kandidatja demokrate në garën presidenciale, në SHBA, kundër Donald Trump.

Harris është shprehur e vendosur për fitore, duke shtuar se do të bë gjithçka për të mposhtur Donald Trump, në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

“Unë do të bëj gjithçka për të bashkuar Partinë Demokratike dhe për të bashkuar kombin tonë, gjithashtu edhe për të mposhtur Donald Trump”, ka thënë në reagimin e saj Kamala Harris.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Biden përmes një deklarate zyrtare, njoftoi se është tërhequr nga gara për zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në nëntor.

Vendimi i Biden vjen pas thirrjeve të vazhdueshme brenda partisë së tij për largim nga gara, sidomos pas një debati që ka zhvilluar me kandidatin e republikanëve për president, Donald Trump, në të cilin nuk ka pasur performancë të mirë.

/abcnews.al/