Himara në zgjedhje të pjesshme vendore/ Zgjedh këtë të diel kryetarin e ri të Bashkisë

Këtë të diel, Himara zgjedh kryetarin e ri. Që prej orës 07:00, janë hapur qendrat e votimit, ku himariotët, me votën e tyre do të zgjedhin kryetarin e ri të bashkisë. Në total janë 23 mijë qytetarë me të drejtë vote, ndërsa 36 qendrat e votimit do të mbyllen në 19:00. Në këtë proces zgjedhor [...]Read More...

Himara në zgjedhje të pjesshme vendore/ Zgjedh këtë të diel kryetarin e ri të Bashkisë

Këtë të diel, Himara zgjedh kryetarin e ri. Që prej orës 07:00, janë hapur qendrat e votimit, ku himariotët, me votën e tyre do të zgjedhin kryetarin e ri të bashkisë.

Në total janë 23 mijë qytetarë me të drejtë vote, ndërsa 36 qendrat e votimit do të mbyllen në 19:00. Në këtë proces zgjedhor janë të angazhuar 52 punonjës policie që do të sigurojnë materialet zgjedhore në të gjitha qendrat e votimit.

Gara zhvillohet mes Vangjel Tavos që kandidon nën siglën e PS dhe kandidatit opozitar Petro Gjikuria.

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë vijnë pas burgosjes së ish-kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri dhe dënimit të tij nga gjykata me dy vjet heqje lirie për blerje votash.

Pas arrestimit të tij bashkia u drejtua fillimisht nga ish-kryebashkiaku, Jorgo Goro i cili u arrestua për shpërdorim detyre nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK për abuzime me pronat.

Pas Goros drejtimin e bashkisë e mori nënkryetarja, Blerina Balaj, e cila më pas dha dorëheqjen duke përmendur arsye personale. Këshilli bashkiak më pas zgjodhi një kryetar të ri në detyrë, Arqile Bollanon./abcnews.al