Hovenier: Kosova mund të përparojë vetëm duke dëgjuar shqetësimet e SHBA-së

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të premten se Kosova mund të përparojë vetëm me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, duke i marrë parasysh shqetësimet e saj. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, të publikuar të premten pasdite, Hovenier tha se ka mosmarrëveshje mes SHBA-së dhe Kosovës për shkak të vendimeve politike […]

Hovenier: Kosova mund të përparojë vetëm duke dëgjuar shqetësimet e SHBA-së
hovenier:-kosova-mund-te-perparoje-vetem-duke-degjuar-shqetesimet-e-shba-se

hovenier:-kosova-mund-te-perparoje-vetem-duke-degjuar-shqetesimet-e-shba-se

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të premten se Kosova mund të përparojë vetëm me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, duke i marrë parasysh shqetësimet e saj.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, të publikuar të premten pasdite, Hovenier tha se ka mosmarrëveshje mes SHBA-së dhe Kosovës për shkak të vendimeve politike të Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti dhe shpërfilljes së këshillave të Qeverisë amerikane në lidhje me komunitetin serb në Kosovë.

“Kosova mund të përparojë vetëm me ne dhe me ne nënkupton se duhet të jetë e ndjeshme ndaj shqetësimeve tona. Nëse Kosova përmbush detyrimet e saj, do të avancojë. Nëse heziton t’i përmbushë detyrimet, do të ngecë”, tha Hovenier.

Ai tha se dallimet mes SHBA-së dhe Kosovës nuk kanë të bëjë me anën ligjore të veprimeve të Qeverisë së Kosovës, por me frymën e tyre dhe pasojat konkrete të tyre tek komuniteti serb në vend.

Qeverisë së Kosovës mori vendim më 5 qershor për finalizimin e shpronësimit të mbi 100 parcelave në komunat me shumicë serbe në veri të vendit, duke nxitur kritika nga vendet e QUINT-it, Bashkimi Evropian dhe OSBE-ja.

Hovenier tha se Qeveria e Kurtit nuk e mori parasysh këshillën e SHBA-së për këtë çështje dhe e përsëriti se nuk mendon se janë përmbushur të gjitha kriteret ligjore për shpronësimin e atyre tokave.

“Kemi shprehur shqetësimet tona për mënyrën se si qeveria është angazhuar me komunitetet e prekura nga ky vendim dhe kemi shprehur zhgënjimin tonë që këshilla jonë nuk është marrë parasysh”, theksoi Hovenier.