25 vjet MOF: Aktivizmi rinor nuk është i lehtë, por të rinjtë duan të përfshihen në vendimmarrje

Aktivizmi rinor nuk është i lehtë, por të rinjtë duan të përfshihen në vendimmarrje, duan dhe janë të përfshirë në proceset e edukimit joformal dhe të kenë nivel të caktuar të edukimit mediatik përmes të cilit mund të gjykojnë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo, transmeton Portalb.mk. Ky është konkluzioni nga konferenca e […]

25 vjet MOF: Aktivizmi rinor nuk është i lehtë, por të rinjtë duan të përfshihen në vendimmarrje
Konferenca e Forumit Rinor Arsimor (MOF) “Arsimi dhe Rinia”, me rastin e 25 vjetorit të themelimit të organizatës. Foto: Meta.mk

Aktivizmi rinor nuk është i lehtë, por të rinjtë duan të përfshihen në vendimmarrje, duan dhe janë të përfshirë në proceset e edukimit joformal dhe të kenë nivel të caktuar të edukimit mediatik përmes të cilit mund të gjykojnë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo, transmeton Portalb.mk.

Ky është konkluzioni nga konferenca e sotme e Forumit Rinor Arsimor (MOF) “Arsimi dhe Rinia”, me rastin e 25 vjetorit të themelimit të organizatës.

Anastasia Sasha Tofoska, trajnuese debati në MOF tha se arsimi joformal kërkon shumë përpjekje dhe planifikim.

Kryetari i Unionit Studentor në UKM, Aleksandar Nikollovski tha se nevojiten ndryshime në rubrikat për organizimin e studentëve dhe standardin studentor, por edhe arsimi joformal mund ta bëjë arsimin formal më cilësor.

Gazetari Ognen Janeski foli edhe për arsimin joformal në formë të shkrim-leximit mediatik dhe theksoi se në vend kemi suksese serioze në fushën e futjes së shkrim-leximit mediatik në forma të ndryshme, në rajone dhe shkolla të ndryshme.

Sipas koordinatorit të programit të aktivizmit në MOF Pande Eftimov, rruga e aktivizmit rinor nuk është e lehtë dhe besimi se të rinjtë nuk janë të interesuar sa duhet është i pavërtetë.

Për më tepër, hulumtuesja Marija Mirçevska theksoi se është e rëndësishme që të kryhen politika të bazuara në hulumtime dhe dëshmi, sepse shtetet dhe institucionet kanë për detyrë të zbatojnë politika që bazohen në një vendim të informuar.

Forumi Rinor Arsimor është komunitet rinor i themeluar në vitin 1999. Organizata është aktive në nivel kombëtar në 21 qytete. Mbi 100 të rinj janë anëtarë të Asamblesë së Përgjithshme të MOF-it, të cilët janë aktivë në aktivitete të ndryshme.