Hoxha: Mosftimi i liderëve të Kosovës në takime të nivelit të lartë është sinjal i vrazhdë

“Të mos ftohemo në takime të nivelit të lartë si rezultat i mosplotësimit të kërkesave të jashtme është një sinjal i vrazhdë”. Kështu ka deklaruar ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, i cili ka theksuar rëndësinë e përmbushjes së detyrimeve ndërkombëtare, duke  përmendur çështjen e dërgimit të statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese përpara […]

Hoxha: Mosftimi i liderëve të Kosovës në takime të nivelit të lartë është sinjal i vrazhdë
hoxha:-mosftimi-i-lidereve-te-kosoves-ne-takime-te-nivelit-te-larte-eshte-sinjal-i-vrazhde

hoxha:-mosftimi-i-lidereve-te-kosoves-ne-takime-te-nivelit-te-larte-eshte-sinjal-i-vrazhde

“Të mos ftohemo në takime të nivelit të lartë si rezultat i mosplotësimit të kërkesave të jashtme është një sinjal i vrazhdë”.

Kështu ka deklaruar ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, i cili ka theksuar rëndësinë e përmbushjes së detyrimeve ndërkombëtare, duke  përmendur çështjen e dërgimit të statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese përpara votimit në Këshillin e Evropës.

“Unë po besoj, në bazë të kësaj që po shohim do të ketë një vizitë me kusht nëse disa nga detyrat të cilat janë kërkuar qoftë nga Franca apo Gjermania për kryeministrin Kurti e një ndër to është dërgimi i statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese para se të vendoset për votim në Këshillin e Evropës, nëse i përmbush disa detyra do të ftohet nëse nuk i përmbush nuk do të ftohet dhe nuk do të ketë takim të nivelit të lartë, kjo është e qartë sepse kështu funksionon diplomaci dhe kjo varet pra se a do të ketë të zotit Kurti me liderët evropian”, ka deklaruar Hoxha.

Ai gjithashtu ka thënë se mosdërgimi i Asociacionit në Kushtetuese paraqet rrezik për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Kjo tregon se disa detyrime ndërkombëtare janë të paalternativë për t’i materializuar apo zbatuar, prandaj nuk ka një detyrim klasik të tërheqjes së vërejtjes përmes publikut, por këtu janë veprime diplomatike të cilat i quaj të ashpra, sepse nëse vendohet për fatin tënd dhe ti nuk ftohesh atëherë kjo është një sinjal shumë i vrazhdë ndaj atij lideri apo vendit i cili nuk është koordinues në raste të caktuara nuk po them se në këtë rast nuk është zoti Kurti bashkëpunues. Unë besoj se janë duke e shqyrtuar seriozisht dërgimin e statutit të Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese në të kundërtën ka rrezik në anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës”, ka deklaruar tutje ish-zëvendësministri i Brendshëm.