Imeri: Zgjedhjet në Parlamentin evropian, BE-ja do të ndikohet nga e djathta

Njohësi i integrimeve evropiane, Dorajet Imeri, për FrontOnline, konsideron se zgjedhjet e Parlamentit Evropian, janë të rëndësishme për komplet politikën e BE-së.  ”Zgjedhjet për PE janë shumë të rëndësishme për komplet politikën e jashtme që do të ndjek BE-ja. E para, sepse BE në strukturën e saj vendimarrëse, njëra nga institucionet e saj me të […]

Imeri: Zgjedhjet në Parlamentin evropian, BE-ja do të ndikohet nga e djathta
imeri:-zgjedhjet-ne-parlamentin-evropian,-be-ja-do-te-ndikohet-nga-e-djathta

imeri:-zgjedhjet-ne-parlamentin-evropian,-be-ja-do-te-ndikohet-nga-e-djathta

Njohësi i integrimeve evropiane, Dorajet Imeri, për FrontOnline, konsideron se zgjedhjet e Parlamentit Evropian, janë të rëndësishme për komplet politikën e BE-së.

 ”Zgjedhjet për PE janë shumë të rëndësishme për komplet politikën e jashtme që do të ndjek BE-ja. E para, sepse BE në strukturën e saj vendimarrëse, njëra nga institucionet e saj me të rëndësishme ka PE-në. PE është institucion ku grupet parlamentare për Evropë, në rastin tonë partitë e djathta ose të majta, përqëndrojnë fuqinë politike dhe arrinë që ta ruajnë pushtetin përmes zgjedhjeve’’ thotë ai.

Imeri, thotë se këto zgjedhje do të ndikojnë posaqërisht në mënyrën se si do të ndahet buxheti i BE-së dhe si do të ndahen po ashtu investimet e BE-së për vendet anëtare të saj dhe jo vetëm.

‘’ Partitë ekstreme të djathta, kanë fituar një pjesë të konsiderueshme të pushtetit. Si do të ndikojë kjo? PE është institucioni më i rëndësishëm i vendimarrjes në BE. BE do të ndikohet ekskluzivisht nga e djathta në mënyrën se si do të ndajë buxhetin, kur flasim për këtë flasim për investimet që bëhen nepër vendet anëtare’’, thekson ai.

Ai shprehet se Ukrahina do të jetë pika më e rëndësishme, pasi që sipas tij partitë fituese kanë pasur një mendim negative për mënyrën se si është zhvilluar lufta në Ukrainë.

‘’Ndarja e buxhetit për Ukraininë është pika më e rëndësishme dhe shumica e partive të ekstremit të djathtë kanë një medim negativ se si është zhvilluar konflikti në Ukrainë. Kjo është dilema, sepse për Kosovën nuk merret PE’’ deklaron Imeri.

Imeri, thotë se pavarësisht zgjedhjeve, politika e BE-së në raport me Kosovën nuk do të ndryshojë.

 ‘’Politika në rastin tonë është e koncentruar tek Këshilli i Ministrave, por ata nuk do të ndryshojnë, sepse ministrat janë përfaqësues të shteteve që i delegojnë shtetet. Pra nuk do të ndryshojnë politika e Gjermanisë, për shëmbull, por do të ndryshoj politika e Parlamenttit Evropian, e ne kemi punë me KI, por nuk do të ketë ndikim, por nuk do të ketë ndryshim rrënjësor, për aq sa është Këshilli i Ministrave’’ tha për FrontOnline, Dorajet Imeri, njohësi i integrimeve evropiane.