Inspektorët në Maqedoninë e Veriut kanë ndërprerë punimet në 16 objekte për shkak mosrespektimit të rregullave

Inspektorët Shtetërorë të Punës dje dhe pardje shqiptuan 16 vendime për ndalesë për punë për mosrespektim të rekomandimeve për mbrojtje nga vala e të nxehtit, pasi kishin hasur aktivitete të punëtorëve direkt të ekspozuar në temperatura të larta në periudhën prej orës 11 deri në orën 17, informuan për MIA-n nga Inspektorati Shtetëror i Punës.  […]

Inspektorët në Maqedoninë e Veriut kanë ndërprerë punimet në 16 objekte për shkak mosrespektimit të rregullave
Punëtorë ndërtimor, nderimtari, foto: Portalb.mk

Inspektorët Shtetërorë të Punës dje dhe pardje shqiptuan 16 vendime për ndalesë për punë për mosrespektim të rekomandimeve për mbrojtje nga vala e të nxehtit, pasi kishin hasur aktivitete të punëtorëve direkt të ekspozuar në temperatura të larta në periudhën prej orës 11 deri në orën 17, informuan për MIA-n nga Inspektorati Shtetëror i Punës. 

Gjatë mbikëqyrjeve inspektuese të zbatuara më 12 dhe 13 gusht, ditët për të cilat Qeveria solli rekomandime, janë shqiptuar edhe 19 vendime me urdhër për respektim të rekomandimeve për parandalim dhe mbrojtje të punëtorëve gjatë punës në kushte të valës së të nxehtit.

Në përputhje me fazën e shpallur portokalli dhe rekomandimet për punë në kushte të valëve të të nxehtit, inspektorët shtetërorë të punës kanë kryer dje gjithsej 139 kontrolle, gjegjësisht 125 kontrolle të jashtëzakonshme dhe 14 kontrolle në aktivitete ku punëtorët janë të ekspozuar ndaj kushteve të pafavorshme mikroklimatike, gjegjësisht ekspozimi ndaj temperaturave të larta jashtë ose ku janë të ekspozuar ndaj rrezatimit të nxehtësisë gjatë funksionimit. Në të njëjtën kohë, ata kanë lëshuar 11 vendime për punëdhënësit me urdhër për respektimin e rekomandimeve, si dhe shtatë vendime për ndalimin e punës për gjetjen e aktiviteteve ku punëtorët janë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj temperaturave të larta në periudhën prej orës 11:00 deri në orën 17:00.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot (14 gusht) shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për zgjatjen e masave shtesë parandaluese për shkak të valës së të nxehtit edhe për të enjten. Masat parashikojnë lirimin nga detyra për grupet më të ndjeshme të popullsisë: gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç më datë 15.08.2024 (e enjte).

Në të njëjtën periudhë, punëdhënësit duhet të riorganizojnë aktivitetet e punës së punëtorëve të ndërtimit dhe punëtorëve që punojnë jashtë, duke shmangur ndërtimet dhe aktivitetet e tjera të punës në natyrë në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00. Në këtë periudhë fëmijët në kopshte nuk duhet të nxirren jashtë për aktivitetet fizike.