Pendarovski pranoi humbjen dhe uroi Siljanovska-Davkovën

Presidenti tashmë në largim Stevo Pendarovski ka pranuar humbjen karshi Gordana Siljanovska Davkovës. Ai tha se procesi zgjedhor ishte ashtu siç meriton një vend që negocion me BE-në rezultatet dhe i uroi fitoren Siljanovskës, transmeton Portalb.mk. “Ideja ime për një Maqedoni evropiane nuk kaloi. Fatkeqësisht që shumë njerëz nuk e morën sot fletën e votimit […]

Pendarovski pranoi humbjen dhe uroi Siljanovska-Davkovën
Stevo Pendarovski, Foto printscreen

Presidenti tashmë në largim Stevo Pendarovski ka pranuar humbjen karshi Gordana Siljanovska Davkovës. Ai tha se procesi zgjedhor ishte ashtu siç meriton një vend që negocion me BE-në rezultatet dhe i uroi fitoren Siljanovskës, transmeton Portalb.mk.

“Ideja ime për një Maqedoni evropiane nuk kaloi. Fatkeqësisht që shumë njerëz nuk e morën sot fletën e votimit dhe nuk votuan për presidentin e vendit. Nuk kam çfarë të them më shumë, përveç se çfarëdo që të ndodhë sot, rezultatet janë të qarta. Qindra mijëra qytetarë tanë u penguan të votonin për president. Prandaj edhe një herë i përgëzoj fituesit. Koncepti im për Maqedoni multietnike i integruar plotësisht në strukturat euroatlantike sot për fat të keq nuk fitoi mbështetje në shumicë nga qytetarët. Megjithatë unë jam thellë i bindur se vetëm ashtu Maqedonia mund të jetë shtet prosperitar dhe demokratik”, tha Pendarovski.

Ndiqni gjitha zhvillimet e ditës së votimit minutë pas minuti. Klikoni linkun për të marrë më shumë informata:

LEXO: Maqedonia e Veriut votoi në zgjedhje të dyfishta, u mbyllën vendvotimet, të gjitha lajmet për procesin, minutë pas minuti (LIVE)