IPK arreston dhe suspendon zyrtarin policor të dyshuar për kanosje

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar dje një zyrtar policor në Prizren me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “kanosje”. Informacionet e para lidhur me këtë rast hetuesit e IPK-së i kishin pranuar dje pas orës 17:00 nga Policia e Kosovës në Prizren se një zyrtar policor  është i përfshirë si […]

IPK arreston dhe suspendon zyrtarin policor të dyshuar për kanosje
ipk-arreston-dhe-suspendon-zyrtarin-policor-te-dyshuar-per-kanosje

ipk-arreston-dhe-suspendon-zyrtarin-policor-te-dyshuar-per-kanosje

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar dje një zyrtar policor në Prizren me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “kanosje”.

Informacionet e para lidhur me këtë rast hetuesit e IPK-së i kishin pranuar dje pas orës 17:00 nga Policia e Kosovës në Prizren se një zyrtar policor  është i përfshirë si i dyshuar në një rast të kanosjes.

Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin  kanë ndërmarrë disa veprime hetimore.

Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale “kanosje”.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.