Burri e rrah brutalisht gruan pasi e kundërshtoi nënën e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Fushë Kosovë. Një 27-vjeçar po dyshohet se ka ushtruar dhunë brutale ndaj bashkëshortes së tij, pas një debati verbal që plasi mes tyre, ku ishte e përfshirë edhe nëna e të dyshuarit. Sipas informacioneve të para, fillimisht mosmarrëveshja nisi mes viktimës dhe vjehrrës së saj, […]

Burri e rrah brutalisht gruan pasi e kundërshtoi nënën e tij
burri-e-rrah-brutalisht-gruan-pasi-e-kundershtoi-nenen-e-tij

burri-e-rrah-brutalisht-gruan-pasi-e-kundershtoi-nenen-e-tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Fushë Kosovë.

Një 27-vjeçar po dyshohet se ka ushtruar dhunë brutale ndaj bashkëshortes së tij, pas një debati verbal që plasi mes tyre, ku ishte e përfshirë edhe nëna e të dyshuarit.

Sipas informacioneve të para, fillimisht mosmarrëveshja nisi mes viktimës dhe vjehrrës së saj, pasi kjo e fundit kërkonte medikamente për nipin, por që nusja refuzoi t’ia blinte pasi djali i saj ka një sëmundje dhe për të trajtohet te mjeku.

Refuzimi i saj dhe kundërshtimi ndaj vjehrrës, e mllefosi bashkëshortin e viktimës, i cili në shenjë revolte nisi të ushtrojë dhunë fizike e psikike ndaj gruas, derisa e gjakosi.

Pas denoncimit të rastit, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor, ndërsa gruaja bashkë me fëmijën është kthyer te familja e saj, raporton Sinjali.