Kadeti i FSK-së diplomon në akademinë e forcave ajrore amerikane, në ceremoni merr pjesë edhe Kamala Harris

Kadeti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Alban Bytyçi, ka diplomuar në akademinë e forcave ajrore amerikane që njihen si “US Air Force Acadamey”. Në njoftimin e FSK-së thuhet se kadeti Bytyçi diplomoi pas katër vitesh studimi rigoroz dhe sfidues, ku në ceremoninë e diplomimit mori pjesë edhe zëvendëspresidentja e ShBA-së, Kamala Harriz. “Në ceremoninë […]

Kadeti i FSK-së diplomon në akademinë e forcave ajrore amerikane, në ceremoni merr pjesë edhe Kamala Harris
kadeti-i-fsk-se-diplomon-ne-akademine-e-forcave-ajrore-amerikane,-ne-ceremoni-merr-pjese-edhe-kamala-harris

kadeti-i-fsk-se-diplomon-ne-akademine-e-forcave-ajrore-amerikane,-ne-ceremoni-merr-pjese-edhe-kamala-harris

Kadeti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Alban Bytyçi, ka diplomuar në akademinë e forcave ajrore amerikane që njihen si “US Air Force Acadamey”.

Në njoftimin e FSK-së thuhet se kadeti Bytyçi diplomoi pas katër vitesh studimi rigoroz dhe sfidues, ku në ceremoninë e diplomimit mori pjesë edhe zëvendëspresidentja e ShBA-së, Kamala Harriz.

“Në ceremoninë e diplomimit përveç familjarëve dhe mysafirëve të shumtë i pranishëm si mysafir nderi ishte zëvendës presidentja e ShBA-së, Kamala Harris, e cila i përgëzoi dhe uroi të sapo diplomuarit”, thuhet në njoftim.

Më tej, bëhet e ditur se Bytyçi do t’i bashkohet sërish FSK-së, ku do të sjellë eksperienca të reja të cilat i ka fituar gjatë katër viteve të studimit.