Policia konfirmon se janë gjetur të vdekur dy persona, një në Prishtinë dhe tjetri në Fushë Kosovë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete. Njëri në parkun e lagjes Taukbashqe dhe tjetri në banesën e tij në rrugën ”Dardania” në Fushë Kosovë, raporton Front Online. Rastin për FrontOnline e ka koniftuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci. Sipas tij personi që është gjetur i vdekur në Fushë Kosovë në banesën […]

Policia konfirmon se janë gjetur të vdekur dy persona, një në Prishtinë dhe tjetri në Fushë Kosovë
policia-konfirmon-se-jane-gjetur-te-vdekur-dy-persona,-nje-ne-prishtine-dhe-tjetri-ne-fushe-kosove

policia-konfirmon-se-jane-gjetur-te-vdekur-dy-persona,-nje-ne-prishtine-dhe-tjetri-ne-fushe-kosove

Dy persona janë gjetur pa shenja jete. Njëri në parkun e lagjes Taukbashqe dhe tjetri në banesën e tij në rrugën ”Dardania” në Fushë Kosovë, raporton Front Online.

Rastin për FrontOnline e ka koniftuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci. Sipas tij personi që është gjetur i vdekur në Fushë Kosovë në banesën e tij është i gjinisë mashkull 56 vjeçar.

” Sot rreth orës 10:30, policia ka pranuar informatën për një person pa shenja jete në banesën e tij rrugën “Dardania” në Fushë Koaovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent, me ç’rast është konfirmuar se viktima, mashkull 56 vjeç është pa shenja jete. Aktualisht policia me kujdes të shtuar po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen” konfirmoj Borovci.

Ndërsa për personin që u gjet i vdekur në lagjen Taukbashqe, Borovci njoftoj se është i gjinisë mashkull, duke thënë se Policia po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen

”Sot rreth orës 12:45, policia ka pranuar informatën për një person të shtrirë në tokë në parkun e Taukbashqes në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia dhe ekipi i mjekëve emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se viktima, mashkull është pa shenja jete. Aktualisht policia me kujdes të shtuar po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”