Kompanitë e mëdha ruse letër ministrisë së Tregtisë, deklarojnë rrezik falimentimi për shkak të sanksioneve të BE-së

Më shumë se 20 kompani të mëdha industriale ruse i kanë dërguar një letër ministrisë përkatëse, ku thonë se kërcënohen me falimentim për shkak të sanksioneve perëndimore. Kompanitë e mëdha industriale ruse, duke përfshirë kompanitë e ndërtimit dhe automobilave, si dhe të pajisjeve shtëpiake, i kanë dërguar një letër kreut të ministrisë së Industrisë dhe [...]Read More...

Kompanitë e mëdha ruse letër ministrisë së Tregtisë, deklarojnë rrezik falimentimi për shkak të sanksioneve të BE-së

Më shumë se 20 kompani të mëdha industriale ruse i kanë dërguar një letër ministrisë përkatëse, ku thonë se kërcënohen me falimentim për shkak të sanksioneve perëndimore.

Kompanitë e mëdha industriale ruse, duke përfshirë kompanitë e ndërtimit dhe automobilave, si dhe të pajisjeve shtëpiake, i kanë dërguar një letër kreut të ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë, Anton Alikhanov, duke deklaruar se janë të kërcënuar me falimentim dhe ndërprerje të prodhimit për shkak të pamundësisë për të blerë jashtë vendit lëndët e para të nevojshme me rëndësi kritike, edhe në të ashtuquajturat vende mike.

Shkak i këtyre shqetësimeve është paketa e katërmbëdhjetë radhazi e sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Rusisë (vendosur më 24 qershor 2024), duke prekur furnizimet me materiale të rëndësishme nga SHBA, Evropa, Japonia dhe së fundmi edhe nga Kina.

Këto janë kryesisht lëndë të para që përdoren në prodhimin e frigoriferëve, pjesëve të makinave, tubave, ngjitësve dhe dyshemeve. Në letër thuhet se në këtë rast ekonomia ruse është 100 % e varur nga importet.

Në letrën e tyre, kompanitë pretendojnë se stoqet e tyre aktualisht zgjasin vetëm dy muaj, ndërsa marrëveshjet me furnitorët për të ndihmuar në shmangien e sanksioneve, veçanërisht me Arabinë Saudite, nuk janë bërë ende të mundura./abcnews.al