Samiti i liderëve europianë, Starmer: Kërcënimi nga Rusia po prek të gjithë Europën

Në fjalimin e tij në samitin e liderëve europianë, Sir Keir Starmer në Pallatin Blenheim, tha se detyra kryesore është siguria europiane dhe se të gjithë duhet të punojnë në këtë drejtim. Ai përshëndeti presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për përpjekjet e tij për të mbështetur vlerat europiane, duke i thënë se do të qëndrojnë pranë [...]Read More...

Samiti i liderëve europianë, Starmer: Kërcënimi nga Rusia po prek të gjithë Europën

Në fjalimin e tij në samitin e liderëve europianë, Sir Keir Starmer në Pallatin Blenheim, tha se detyra kryesore është siguria europiane dhe se të gjithë duhet të punojnë në këtë drejtim.

Ai përshëndeti presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për përpjekjet e tij për të mbështetur vlerat europiane, duke i thënë se do të qëndrojnë pranë Ukrainës për sa kohë të jetë e nevojshme.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer tha gjithashtu se kërcënimi nga Rusia po prek të gjithë Europën.

“Shumë kanë parë sulme mbi demokracinë tonë, duke përfshirë avionët ushtarakë që kanë shkelur hapësirën tonë ajrore dhe anijet që patrullojnë bregdetin tonë”.

Ai tha se është koha që e gjithë Europa të bëjë më shumë dhe të qëndrojë e bashkuar për të ruajtur kufijtë e saj.

/abcnews.al