Komuna e Prishtinës: Puseta ku ra qytetari që vdiq dje ndodhet në rrugën nën kompetenca të Qeverisë

Një i moshuar ka vdekur dje, pasi kishte rënë në një pusetë më datën 9 gusht të këtij viti. Komuna e Prishtinës, përmes një reagimi, ka treguar se ngjarja ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Podujevë, rrugë kjo që sipas saj nuk është në kompetencë të Komunës, por të Qeverisë së Kosovës. “Dëshirojmë të sqarojmë […]

Komuna e Prishtinës: Puseta ku ra qytetari që vdiq dje ndodhet në rrugën nën kompetenca të Qeverisë
komuna-e-prishtines:-puseta-ku-ra-qytetari-qe-vdiq-dje-ndodhet-ne-rrugen-nen-kompetenca-te-qeverise

komuna-e-prishtines:-puseta-ku-ra-qytetari-qe-vdiq-dje-ndodhet-ne-rrugen-nen-kompetenca-te-qeverise

Një i moshuar ka vdekur dje, pasi kishte rënë në një pusetë më datën 9 gusht të këtij viti.

Komuna e Prishtinës, përmes një reagimi, ka treguar se ngjarja ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Podujevë, rrugë kjo që sipas saj nuk është në kompetencë të Komunës, por të Qeverisë së Kosovës.

“Dëshirojmë të sqarojmë për publikun se është konstatuar nga ekipet tona dhe konfirmuar nga Policia e Kosovës se puseta në të cilën ka rënë i ndjeri është në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë”.

“Kjo rrugë magjistrale nuk është në kompetencë të kryeqytetit, por në kompetencë të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe pjesë e punimeve të menaxhuara nga Qeveria”, thuhet në sqarimin e Komunës.

Tutje Komuna thotë se partia në pushtet dhe përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje këtë fatkeqësi të rëndë tentojnë ta politizojnë dhe përmes shpifjeve tentojnë t’ia hedhin fajin organeve të kryeqytetit.