Kurti: Kemi pasur pakon më të madhe mbështetëse për qytetarë në Ballkan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se parimi i qeverisjes së tij ishte: Rritja është e qëndrueshme atëherë kur ajo shpërndahet. Kurti përmes një shkrimi në “Facebook” ka folur për të arriturat e Qeverisë që sipas tij, iu kanë qëndruan pranë familjeve që nuk kishin asnjë të punësuar. Madje, sipas Kurtit, Qeveria e tij ka […]

Kurti: Kemi pasur pakon më të madhe mbështetëse për qytetarë në Ballkan
kurti:-kemi-pasur-pakon-me-te-madhe-mbeshtetese-per-qytetare-ne-ballkan

kurti:-kemi-pasur-pakon-me-te-madhe-mbeshtetese-per-qytetare-ne-ballkan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se parimi i qeverisjes së tij ishte: Rritja është e qëndrueshme atëherë kur ajo shpërndahet.

Kurti përmes një shkrimi në “Facebook” ka folur për të arriturat e Qeverisë që sipas tij, iu kanë qëndruan pranë familjeve që nuk kishin asnjë të punësuar.

Madje, sipas Kurtit, Qeveria e tij ka pasur pakon më të madhe mbështetëse për qytetarë në Ballkan si përqindje e Bruto Produktit Vendor.

Shkrimi i plotë:

Shteti dhe shoqëria përparon atëherë kur askush nuk mbetet mbrapa. Rritja është e qëndrueshme atëherë kur ajo shpërndahet. Këto kanë qenë parimet e qeverisjes sonë.

I kemi qëndruar besnik premtimit për nënat lehona dhe fëmijët nën moshën 16 vjeçare, që për herë të parë po marrin mbështetje nga shteti i tyre. Ata gjithmonë kanë qenë aty. Por shteti nuk ka qenë aty me ta, e për ta. Gjatë qeverisjes sonë të deritanishme, mbi 55 mijë nëna lehona dhe mbi 400 mijë fëmijë janë përfitues të shtesave përkatëse.