Konvertimi i patentë shoferëve nga ilegalë në RKS, deri tani kanë aplikuar 512 persona

Më 10 maj ka nisur procesi i konvertimit të patentë shoferëve të lëshuar nga strukturat jolegale të Serbisë në patentë shoferë të Republikës së Kosovës. Që nga ajo ditë deri dje, për t’u pajisur me patentë shoferë legalë, kanë aplikuar 512 persona. Për këtë vendim të MPB’së ka pasur reagime pozitive nga ndërkombëtarët. Ministria e […]

Konvertimi i patentë shoferëve nga ilegalë në RKS, deri tani kanë aplikuar 512 persona
konvertimi-i-patente-shofereve-nga-ilegale-ne-rks,-deri-tani-kane-aplikuar-512-persona

konvertimi-i-patente-shofereve-nga-ilegale-ne-rks,-deri-tani-kane-aplikuar-512-persona

Më 10 maj ka nisur procesi i konvertimit të patentë shoferëve të lëshuar nga strukturat jolegale të Serbisë në patentë shoferë të Republikës së Kosovës. Që nga ajo ditë deri dje, për t’u pajisur me patentë shoferë legalë, kanë aplikuar 512 persona. Për këtë vendim të MPB’së ka pasur reagime pozitive nga ndërkombëtarët.

Ministria e Punëve të Brendshme më 8 maj njoftoi se pas dy ditësh do të nisë procesi i konvertimit të patentë shoferëve jolegalë në legalë.

“Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët se nga data 10 maj 2024 do të fillojë procesi i konvertimit të patentë shoferit të lëshuar nga strukturat jo legale serbe në patentë shoferi të Republikës së Kosovës dhe do të zgjasë deri me 9 gusht 2024”, thuhet në njoftimin e 8 majit.

Që nga 10 maji deri më 28 maj, MPB ka thënë se për konvertimin e patentë shoferëve kanë aplikuar 512 persona.

“Numri i aplikimeve për konvertimin e patentë shoferëve nga ata të strukturave ilegale serbe në patentë shofer zyrtar të Republikës së Kosovës nga data 10 maj deri me 28 maj është 512”, kanë thënë nga Ministria që udhëhiqet nga Xhelal Sveçla.

Ministria e Punëve të Brendshme thotë se nuk kanë informacione për numrin e saktë të patentë shoferëve të lëshuar nga strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë, por shton se kanë vënë në dispozicion të gjitha qendrat e pajisjeve me dokumente për këtë proces.

“Duke pasur parasysh se patentë shoferët në fjalë lëshohen nga institucionet ilegale të Serbisë, nuk ka informacione mbi numrin e saktë të tyre. Gjithsesi, Ministria e Punëve të Brendshme ka vënë në dispozicion të gjitha qendrat e pajisjeve me dokumente në Republikën e Kosovës në funksion të këtij procesi”, thuhet në përgjigjen e MPB’së për Express.

MPB i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i konvertojnë patentë shoferët në RKS.

“Shfrytëzojmë rastin që të i’u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që posedojnë patentë shoferë të institucioneve ilegale serbe që të shfrytëzojnë afatin kohor të ofruar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe të konvertojnë ata në patentë shofer zyrtar të Republikës së Kosovës.”

Detaje rreth aplikimit për konvertim të patentë shoferëve

Procedura për pajisje me patentë shofer të Kosovës zgjatë 15 ditë. Patentë shoferi i lëshuar nga strukturat serbe i kthehet aplikuesit si dokument i pavlefshëm dhe i njëjti pajiset me patentë shoferin e Republikës së Kosovës.

MBP ka bërë të ditur se të gjithë qytetarët që posedojnë patentë shoferi të lëshuar nga strukturat jo legale serbe mund të aplikojnë për patentë shoferi zyrtar të Republikës së Kosovës përmes aplikimit formularit elektronik në ueb faqen  https://patentshoferonline.rks-gov.net/ apo edhe fizikisht në Qendrën për Pajisje me Dokumente në të gjitha komunat e Kosovës.

Në rast të paraqitjes fizike për aplikim në sportelet e Qendrave për Pajisje me Dokumente, qytetarët duhet të posedojnë këto dokumente:

Letërnjoftimin e Republikës së Kosovës,

Origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga ana e autoriteteve serbe,

Certifikatën e gjendjes shëndetësore për pajisje me patentë shofer,

Certifikata shëndetësore lëshohet nga institucionet shëndetësore të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, në tërë territorin e Republikës së Kosovës;

Çmimi për certifikatë shëndetësore varion nga kategoria e mjetit për të cilin posedon patentë shoferin dhe atë si në vijim: Për kategorinë B/BE çmimi i certifikatës shëndetësore është njëzetë euro (20.00€); Për kategorinë C dhe kategorinë D çmimi i certifikatës shëndetësore është pesëdhjetë euro (50.00€).

Dëshmi të pagesës së taksës vlera e së cilës është pesëmbëdhjetë euro (15.00€) dhe Origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga UNMIK apo RKS në qoftë se bëhet aplikimi për shtimin e kategorive, gjë e cila po ashtu është mundësuar përmes këtij vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Reagimet ndaj vendimit të MPB’së

Vendimi i MPB’së është përkrahur nga ndërkombëtarët.

Ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se mbështesin përpjekjet që “avancojnë vizionin e përbashkët për një Kosovë gjithëpërfshirëse”.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e qeverisë së Kosovës për të lehtësuar dhënien e patentë shoferëve kosovarë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ne mbështesim përpjekjet që mundësojnë integrimin e mëtejshëm dhe avancojnë vizionin tonë të përbashkët për një Kosovë gjithëpërfshirëse, multietnike.”

Postimin e tij në X e ka shpërndarë ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, duke shkruar se ky është “zhvillim me të vërtetë shumë i mirë”.

Ndërsa Ambasada e Italisë në Kosovë ka thënë se i përkrahin iniciativat që nxisin integrim më të madh.

“Ambasada e Italisë në Prishtinë përgëzon Qeverinë e Kosovës për përpjekjet e saj në lehtësimin e procedurave për të gjithë qytetarët për marrjen e patentë shoferit. Ne mbështesim iniciativat që nxisin integrim më të madh dhe nxisin vizionin tonë të përbashkët për një Kosovë të larmishme dhe gjithëpërfshirëse”, ka shkruar ambasada. /GazetaExpress/