Kryeparlamentarja Spiropali uron homologun hungarez: Besimplotë se Hungaria do të përshpejtojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka uruar Kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, László Kövér, me rastin e marrjes nga Hungaria të Presidencës së Bashkimit Europian. Në letrën drejtuar homologut Kövér, pasi i shpreh urimet për përmbushjen me sukses të objektivave dhe prioriteteve të Presidencës Hungareze, Kryetarja Spiropali shpreh besimin se “Presidenca Hungareze do të kontribuojë [...]Read More...

Kryeparlamentarja Spiropali uron homologun hungarez: Besimplotë se Hungaria do të përshpejtojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka uruar Kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, László Kövér, me rastin e marrjes nga Hungaria të Presidencës së Bashkimit Europian.

Në letrën drejtuar homologut Kövér, pasi i shpreh urimet për përmbushjen me sukses të objektivave dhe prioriteteve të Presidencës Hungareze, Kryetarja Spiropali shpreh besimin se “Presidenca Hungareze do të kontribuojë për një Europë më të fortë, më të mbrojtur e më kohezive.

Jam besimplotë se zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor, si një prioritet i Presidencës Hungareze, do të nxisë e përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Përfitoj nga ky rast për të shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Asamblesë Kombëtare dhe të Qeverisë së Hungarisë të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe shpreh bindjen se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe gjatë Presidencës Hungareze dhe procesit të negociatave”.

/abcnews.al