Zgjedhjet në Himarë / Opozita ‘pranon’ humbjen

E diela i dha fund një konflikti mbi 1-vjeçar  për drejtimin e Bashkisë së Himarës, me përsëritjen e zgjedhjeve, me të njëjtat palë politike por me kandidatë të ndryshëm. Prej orës 7:00 të mëngjesit u ftuan 23 mijë e 74 qytetarë, me të drejtë vote të zgjedhur të parin e tyre, mes Vangjel Tavos së [...]Read More...

Zgjedhjet në Himarë / Opozita ‘pranon’ humbjen

E diela i dha fund një konflikti mbi 1-vjeçar  për drejtimin e Bashkisë së Himarës, me përsëritjen e zgjedhjeve, me të njëjtat palë politike por me kandidatë të ndryshëm.

Prej orës 7:00 të mëngjesit u ftuan 23 mijë e 74 qytetarë, me të drejtë vote të zgjedhur të parin e tyre, mes Vangjel Tavos së PS-së dhe Petro Gjukurisë së Kolicionit Bashkë Fitojmë.

Të dy garuesit apeluan për pjesëmarrje, ndërsa Gjikuria u përgjigje dhe për një ofertë të rivalit të majtë, për tu bërë nënkryetar I bashkisë, në rast se humbet.

Problem megjithatë u bënë votuesit me karta të skanduara të identitetit, që janë kthyer nga qendrat e votimit, pa e ushtruar vullnetin e tyre.

Reagoi Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, duke saktësuar se për zgjedhësit mbi 75 vjeç, në bazë të ligjit të ndryshuar, vlefshmëria e dokumenteve të identifikimit është pa afat skadence. Pra, kjo kategori votuesish mund të votojë.

Por numri i atyre që u kishin skaduar karatat, ishte më i lartë, gjë që u pohua më pas nga vetë kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

Por 6 mijë votuesit me kartë të skaduar, që nuk votuan dot, u bënë një arsye për opozitarët, për të ngritur pretendimin e tyre, për proces farsë e dukshëm lanë të kutpohet se Himara, nesër nuk do të qeveriset nga një kryebashkiak i tyre.

Madje, Dule megjithëse mori pjesë në zgjedhje thotë që në fakt Fredi Beleri, vazhdon të jetë kryetar i bashkisë.

Megjithatë, procesi nuk u ndërpre për asnjë moment dhe u raportua i qetë.

Temperaturat e larta dhe plazhi nuk u bënë pengesë që shumë himariotë t’u drejtohen kutive të votimit, në 36 qendrat e ngritura.

Përkundrazi, rikthimi ndoshta në Himarë i një pjesë të tyre ndikuan në rritjen numrit të votusve, krahasur me 14 majin 2023.

të dielën dolën 37.61 për qind të votuesve, me të drejtë vote, ndëkrohë në majin e kaluar kjo përiqndje ishte më e ulët, 34. 26 për qind.

Në zgjedhjet e rregullta të 14 majit, në Himarë fitoi me diferencë prej 19 votash, kandidati i opozitës, Alfred Beleri, me 3840 vota, kundrejt rivalit të majtë, Jorgo Goro që mori 3821 vota.

Beleri nuk e ushtoi as edhe një ditë detyrën e tij pasi vetëm 2 ditë para zgjedhjeve, u vendos nën arrest me burg, për blerje votash dhe më vonë u dënua dhe me vendim të formës së prerë, me 2 vite heqje lirie, për korrupsion në zgjedhje.

Beleri tensionoi jo pak marrëdhëniet me shtetin grek, duke u përfshirë në këtë cështje dhe zyrtar të shtetit grek.