Kthehen në Kiev 10 ukrainas të burgosur në Rusi prej shumë vitesh

Dhjetë ukrainas të burgosur prej vitesh janë liruar nga Rusia me ndërmjetësimin e Vatikanit. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy njoftoi të premten lirimin e tyre. Një pjesë e grupit mbërriti gjatë natës në Aeroportin Ndërkombëtar të Kievit, i cili është mbyllur që nga fillimi i luftës. Ishte hera e parë në më shumë se dy [...]Read More...

Kthehen në Kiev 10 ukrainas të burgosur në Rusi prej shumë vitesh

Dhjetë ukrainas të burgosur prej vitesh janë liruar nga Rusia me ndërmjetësimin e Vatikanit. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy njoftoi të premten lirimin e tyre. Një pjesë e grupit mbërriti gjatë natës në Aeroportin Ndërkombëtar të Kievit, i cili është mbyllur që nga fillimi i luftës. Ishte hera e parë në më shumë se dy vjet që aeroporti priti pasagjerë. Në mesin e të liruarve ishte edhe zëvendëskryetari i organizatës Mejlis, Nariman Dzhelyal, një organ përfaqësues i popullsisë tartare të Krimesë që u zhvendos në Kiev pasi Rusia aneksoi Krimenë.

Të shtunën, një sulm me dron nga Ukraina goditi një lagje banimi në kufirin me Rusinë, tha guvernatori i rajonit të Kurskut, Alexei Smirnov.

Sipas tij dy fëmijë ishin mes viktimave nga sulmi në fshatin Gorodishche, pak metra larg kufirit me Ukrainën.

Ukraina i ka shtuar sulmet ndaj territorit rus këtë vit, duke goditur infrastrukturën energjetike, por edhe qyetete dhe fshatra përgjatë kufirit.