Ku iku Enver Sekiraqa? Ish-kryehetuesi i Policisë: Njerëz nga këto vende kanë mundur ta ndihmojnë, por edhe brenda

Enver Sekiraqa, i dënuar me 25 vjet burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza para 17 vjetësh, është arratisur së fundmi, pasi u në fillim të këtij muaji Gjykata Themelore e Prishtinës e la të mbrohej në liri. Kur Gjykata e Apelit vendosi ta kthente në paraburgim, ai nuk u gjet në shtëpi. […]

Ku iku Enver Sekiraqa? Ish-kryehetuesi i Policisë: Njerëz nga këto vende kanë mundur ta ndihmojnë, por edhe brenda
ku-iku-enver-sekiraqa?-ish-kryehetuesi-i-policise:-njerez-nga-keto-vende-kane-mundur-ta-ndihmojne,-por-edhe-brenda

ku-iku-enver-sekiraqa?-ish-kryehetuesi-i-policise:-njerez-nga-keto-vende-kane-mundur-ta-ndihmojne,-por-edhe-brenda

Enver Sekiraqa, i dënuar me 25 vjet burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza para 17 vjetësh, është arratisur së fundmi, pasi u në fillim të këtij muaji Gjykata Themelore e Prishtinës e la të mbrohej në liri. Kur Gjykata e Apelit vendosi ta kthente në paraburgim, ai nuk u gjet në shtëpi.

Ish-koloneli i Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani tha në Frontal në T7 se “mund të ndodh që është edhe në Kosovë”, por tha shtoi se kjo është më pak e mundshme sesa të ketë ikur jashtë vendit.

“Ata që e kanë mbështetë në të kaluarën, mund t’i ofrojnë mbështetje edhe tash”, tha Sylejmani, që dikur ishte drejtor i departamentit të hetimeve në Polici.

“Mund të ndodhë që është në Serbi apo Maqedoni”, tha ai. “Njerëzit e lidhin mbështetjen e tij, ndikimin e tij… Ai ka pasur njerëz që e kanë mbështetur edhe në Serbi, por edhe në vendet tjera”, tha ish-koloneli.

Ai tregoi se pse është më e mundshme që Enver Sekiraqa të ketë ikur për në Serbi.

“Më e sigurt për të ka qenë të shkojë në Serbi, sepse ne s’kemi raporte me të ai do ta kishte më të lehtë”, tha Sylejmani.