Kriza diplomatike mes Athinës dhe Shkupit- Ambasadorja e Greqisë ikën nga salla pas betimit të Siljanovskës, vjen reagimi zyrtar

Kriza diplomatike mes Athinës dhe Shkupit nuk vonoi aspak. Në fillim ka qenë ambasadorja e Greqisë në kryeqytetin e fqinjit verior që është larguar menjëherë nga salla ku bënte betimin presidentja e re e zgjedhur e Maqedonisë së Veriut Gordana Silanovska-Davkova pasi në fjalimin e saj nuk ka përdoru emrin kushtetues të vendit, që buron […]

Kriza diplomatike mes Athinës dhe Shkupit- Ambasadorja e Greqisë ikën nga salla pas betimit të Siljanovskës, vjen reagimi zyrtar
kriza-diplomatike-mes-athines-dhe-shkupit-ambasadorja-e-greqise-iken-nga-salla-pas-betimit-te-siljanovskes,-vjen-reagimi-zyrtar

kriza-diplomatike-mes-athines-dhe-shkupit-ambasadorja-e-greqise-iken-nga-salla-pas-betimit-te-siljanovskes,-vjen-reagimi-zyrtar


Kriza diplomatike mes Athinës dhe Shkupit nuk vonoi aspak.

Në fillim ka qenë ambasadorja e Greqisë në kryeqytetin e fqinjit verior që është larguar menjëherë nga salla ku bënte betimin presidentja e re e zgjedhur e Maqedonisë së Veriut Gordana Silanovska-Davkova pasi në fjalimin e saj nuk ka përdoru emrin kushtetues të vendit, që buron nga Marrëveshja e Prespës e nënshkruar mes dy vendeve disa vite më parë.

Më pas, menjëherë ministria e Jashtme greke në deklaratën për shtyp nënvizon:

“Gjatë betimit të saj sot në parlament dhe përkundër faktit se teksti zyrtar i betimit që i diktohej asaj i referohej vendit si “Maqedonia e Veriut”, presidentja e re e Republikës së Maqedonisë së Veriut, zonja Silianovska-Davkova, zgjodhi ta quante vendin e saj “Maqedoni”.

Ky akt shkel në mënyrë flagrante Marrëveshjen e Prespës si dhe Kushtetutën e shtetit fqinj, e cila është harmonizuar me detyrimet e tij ndërkombëtare. Qeveria greke, megjithë kundërshtimet që kishte shprehur kur ishte në opozitë gjatë ratifikimit të marrëveshjes, e respektoi atë si një traktat ndërkombëtar të ratifikuar që ka përparësi ndaj çdo dispozite tjetër të ligjit”.

Ministria e Jashtme e Greqisë, gjithashtu thekson kategorikisht në këtë kontekst, se përparimi i mëtejshëm në marrëdhëniet e saj dypalëshe me Maqedoninë e Veriut si dhe rruga evropiane e kësaj të fundit varen nga zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës dhe mbi të gjitha nga përdorimi i emrit kushtetues të vendit.

Siç theksojnë mediat greke, Silianofska nuk ka respektuar as mesazhin e ashpër të Presidentes së Komisionit Ursula e cila i ka bërë thirrje Maqedonisë së Veriut të respektojë Marrëveshjen e Prespës.

“Në mënyrë që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën e saj të suksesshme drejt anëtarësimit në BE, është me rëndësi të madhe që vendi të vazhdojë kursin e tij reformues dhe të respektojë plotësisht marrëveshjet e saj detyruese, përfshirë Marrëveshjen e Prespës”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj personale në X.