Kusari: Projektligji i ri për KPM-në, tendencë për t’i kontrolluar mediat

Juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari, tha se projektligji për Këshillin e Pavarur të Mediave ka një mori problemesh. Sipas Kusarit qëllimi i këtij projektligji është ushtrimi i kontrollit mbi mediat. ”Projektligji për KPM-në ka shumë probleme, por kryesori është ideja me i kontrollu mediat përmes regjistrimit që quhet vullnetar, por nuk është […]

Kusari: Projektligji i ri për KPM-në, tendencë për t’i kontrolluar mediat
kusari:-projektligji-i-ri-per-kpm-ne,-tendence-per-t’i-kontrolluar-mediat

kusari:-projektligji-i-ri-per-kpm-ne,-tendence-per-t’i-kontrolluar-mediat

Juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari, tha se projektligji për Këshillin e Pavarur të Mediave ka një mori problemesh.

Sipas Kusarit qëllimi i këtij projektligji është ushtrimi i kontrollit mbi mediat.

”Projektligji për KPM-në ka shumë probleme, por kryesori është ideja me i kontrollu mediat përmes regjistrimit që quhet vullnetar, por nuk është vullnetar apo licencimit, është e pamenduar mirë, nuk funksionon në praktikë, qëllimi është i keq, dhe jam e bindur se projektligji ka me u bo ligj, sepse ashtu ka vendosur partia dhe ashtu do të bëhet”, tha Kusari në Rubikon të Klan Kosovës.

Kusari shtoi se edhe Shqipëria e kishte ndërmarrë iniciativën e njëjtë para disa vitesh, por se ishte tërhequr pas reagimit të organizatave ndërkombëtare, ndërsa shtoi së në Kosovë kalimi i këtij ligji tashmë është punë e kryer.

”Tri vjet të jetës ia kam përkushtu avokimit kundër një iniciative të njëjtë në Shqipëri, dhe ka qenë vështirë me bindë Edi Ramën që ai të tërhiqet nga kjo iniciativë, por ai u bind kur doli edhe Këshilli i Evropës, kur dolën të gjithë edhe BE-ja thanë nuk bën kështu. Te ne mesazhi te pushteti ka shku se është gabim, nuk duhet të bëhet. Ajo që unë e kuptova në dëgjim publik është se ata kanë vendosë, numrat i kanë dhe ligji do të bëhet”, tha Kusari.

Kusari renditi arsyet përse sipas saj ky ligj nuk mund të funksionoj në praktikë, dhe shtoi se i njëjti është hartuar fshehurazi, pa konsultime paraprake me shoqërinë civile.