LDK: Kurti është dorëzuar, veç dorëheqja e tij na dërgon në zgjedhje – Nuk ndryshojmë qëndrim

Nënkryetari i LDK-së për Organizim Paritak, Gazmend Muhaxheri, deklaron për FrontOnline se janë duke pritur dorëheqjen e Albin Kurtit e që më pas të shkohet në zgjedhje dhe se LDK nuk ka vote për shpërndarjen e Kuvendit. ‘’Vallahi ne po presim që Kurti me dhënë dorëheqje, për shpërndarje votën tonë se ka. Jo, jo qëndrimi […]

LDK: Kurti është dorëzuar, veç dorëheqja e tij na dërgon në zgjedhje – Nuk ndryshojmë qëndrim
ldk:-kurti-eshte-dorezuar,-vec-doreheqja-e-tij-na-dergon-ne-zgjedhje-–-nuk-ndryshojme-qendrim

ldk:-kurti-eshte-dorezuar,-vec-doreheqja-e-tij-na-dergon-ne-zgjedhje-–-nuk-ndryshojme-qendrim


Nënkryetari i LDK-së për Organizim Paritak, Gazmend Muhaxheri, deklaron për FrontOnline se janë duke pritur dorëheqjen e Albin Kurtit e që më pas të shkohet në zgjedhje dhe se LDK nuk ka vote për shpërndarjen e Kuvendit.

‘’Vallahi ne po presim që Kurti me dhënë dorëheqje, për shpërndarje votën tonë se ka. Jo, jo qëndrimi ynë nuk ndryshon hiç’’ potencon ai.

Ai thotë se do të kërkojnë veç dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.

‘’Veç dorëheqja e Albinit mundet me u kërkua edhe kështu mundemi me shku në zgjedhje’’ shprehet Muhaxhiri.

Nënkryetari i LDK-së, thotë se sipas gjitha gjasave PDK dhe VV, nuk i kanë votat për shpërndarje të Kuvendit.

 ‘’Sipas gjitha gjasave PDK e VV nuk i kanë numrat. Tash po kërkojnë aleatë e s’besojnë që kanë me gjete, veç dorëheqja mundet me na qu në zgjedhje, përndryshe kjo Qeveri e qon mandatin deri në fund’’

Ai deklaron se Kurti është dorëzuar, por që duhet edhe zyrtarisht me u dorëzu.

‘’Nuk e di atë punë, por me rëndësi që ky u dorëzu, defakto Albini është dorëzu, veç edhe dejure duhet’’ përfundon Muhaxheri.