Abbott emërohet ambasador i Britanisë së Madhe në Shqipëri, shërbeu edhe në Kosovë

Ambasada e Britanisë së Madhe në Shqipëri, ka njoftuar se Nicholas Abbott do të jetë ambasadori i ri britanik në Tiranë. Në njoftimin e ambasadës britanike bëhet e ditur se Abbott do të nisë punën e tij në Tiranë në shtator të këtij viti. “Ai ka punuar në Evropë dhe Lindjen e Mesme dhe sjell […]

Abbott emërohet ambasador i Britanisë së Madhe në Shqipëri, shërbeu edhe në Kosovë
abbott-emerohet-ambasador-i-britanise-se-madhe-ne-shqiperi,-sherbeu-edhe-ne-kosove

abbott-emerohet-ambasador-i-britanise-se-madhe-ne-shqiperi,-sherbeu-edhe-ne-kosove

Ambasada e Britanisë së Madhe në Shqipëri, ka njoftuar se Nicholas Abbott do të jetë ambasadori i ri britanik në Tiranë.

Në njoftimin e ambasadës britanike bëhet e ditur se Abbott do të nisë punën e tij në Tiranë në shtator të këtij viti.

“Ai ka punuar në Evropë dhe Lindjen e Mesme dhe sjell një përvojë të jashtëzakonshme edhe si Ambasadori i Madhërisë tij në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Abbott ishte ambasador i Britanisë në Kosovë deri në fund të shkurtit të këtij viti, për t’ia liruar vendin ambasadorit të ri, Jonathan Hargreaves, i cili postin e mori më 5 mars.