Lushtaku: E përkrahim në mënyrë absolute kryetarin Krasniqi, nuk flas për gjëra ku nuk e kam vendin
Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, për FrontOnline, ka deklaruar se është përkrahës i kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit dhe se i përkrah dy datat e propozuara nga ai për zgjedhje. ‘’Unë jam përkrahës i kryetarit të partisë dhe përkrahi këto dy data për zgjedhje’’, deklaron ai. Lushtaku, ka thënë se nuk […]
![Lushtaku: E përkrahim në mënyrë absolute kryetarin Krasniqi, nuk flas për gjëra ku nuk e kam vendin](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/05/647566-lushtaku-e-perkrahim-ne-menyre-absolute-kryetarin-krasniqi-nuk-flas-per-gjera-ku-nuk-e-kam-vendin.png)
![lushtaku:-e-perkrahim-ne-menyre-absolute-kryetarin-krasniqi,-nuk-flas-per-gjera-ku-nuk-e-kam-vendin](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/05/647566-lushtaku-e-perkrahim-ne-menyre-absolute-kryetarin-krasniqi-nuk-flas-per-gjera-ku-nuk-e-kam-vendin.png)
Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, për FrontOnline, ka deklaruar se është përkrahës i kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit dhe se i përkrah dy datat e propozuara nga ai për zgjedhje.
‘’Unë jam përkrahës i kryetarit të partisë dhe përkrahi këto dy data për zgjedhje’’, deklaron ai.
Lushtaku, ka thënë se nuk dëshiron të pyetet për gjëra në të cilat ai thotë se nuk i takon.
‘’Mos më pyet mua aty ku nuk e kam vendin’’, shprehet ai.
Ai shton se si kryetar i degës së PDK-së në Skenderaj, kryetari i subjektit të tij e ka përkrahjen absolute.
‘’Unë jam kryetar i degës së PDK-së në Skenderaj dhe kryetari i PDK-së e ka përkrahjen time absolute’’, potencon Lushtaku për FrontOnline.
Lushtaku thotë se Krasniqin e ka përkrahur jo vetëm për takimin me kryeministrin Albin Kurtin, por edhe për propozimin që Krasniqi ia ka bërë Kurtit.
‘’Jo vetëm për takimin por edhe për propozimin që e ka bërë, kështu që kjo pjesa e tjetër nuk është e imja.’’përfundon Sami Lushtaku.