Macroni do të marrë pjesë në samitin ukrainas për paqe

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka konfirmuar pjesmarjen e tij në samitin që do të mbahet të enjten në Zvicër, për arritjen e paqes në Ukrainë. Në këtë samit do të marrin pjesë njashtu edhe përfaqësues nga 107 vende të botës dhe organizata ndërkombëtare. Rusia si e paftuar në këtë ngjarje, ka hedhur poshtë rëndësinë […]

Macroni do të marrë pjesë në samitin ukrainas për paqe
Emmanuel Macron. Foto pritnscreen nga video live në Facebookun e Edi Ramës gjatë vizitës së tij në Tiranë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka konfirmuar pjesmarjen e tij në samitin që do të mbahet të enjten në Zvicër, për arritjen e paqes në Ukrainë. Në këtë samit do të marrin pjesë njashtu edhe përfaqësues nga 107 vende të botës dhe organizata ndërkombëtare. Rusia si e paftuar në këtë ngjarje, ka hedhur poshtë rëndësinë e saj, shkruan REL.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të marrë pjesë në një samit ukrainas për paqe, i cili do të mbahet kah mesi i këtij muaji në Zvicër, njoftoi Presidenca franceze të enjten.

Zëdhënësi i Zelenskyt, Serhiy Nykyforov, tha se 107 vende dhe organizata ndërkombëtare e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në samitin e 15-16 qershorit, në të cilin Ukraina shpreson se do të fitojë mbështetje të gjerë ndërkombëtare për vizionin e saj për kushtet që nevojiten për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

Shtëpia e Bardhë njoftoi më 4 qershor se nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, do ta përfaqësojë SHBA-në në këtë samit. Kievi e mirëpriti këtë njoftim më 5 qershor, edhe pse i kishte bërë thirrje presidenti Joe Biden të merrte pjesë.

Rusia nuk është ftuar në samitin e organizuar nga Ukraina. Moska e ka hedhur poshtë rëndësinë e këtij samiti në Zvicër, duke thënë se bisedimet për paqe pa Rusinë “nuk kanë kuptim”. Qeveria zvicerane është nikoqire e ngjarjes me kërkesën e Ukrainës.

Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022.