Manoleva ka lëshuar urdhër që sallat operative të Klinikës të punojnë me kompresorë të jashtëm

Gjatë ditës së sotme, zëvëndësministra e Shëndetësisë, Dr. Maja Manoleva zvhilloi një takim me drejtorët e klinikave kirurgjikale për riorganizimin dhe tejkalimin e situatës, me ajrin e komprimuar në Qendrën Klinike “Nëna Tereza”. Dhomat nuk janë në përdorim për më shumë se 2 javë, ndërkaq pacientët me gjendje emergjente janë transferuar Klinikën Universitare “Shën Naum […]

Manoleva ka lëshuar urdhër që sallat operative të Klinikës të punojnë me kompresorë të jashtëm
Qendra urgjente klinike - Shkup

Gjatë ditës së sotme, zëvëndësministra e Shëndetësisë, Dr. Maja Manoleva zvhilloi një takim me drejtorët e klinikave kirurgjikale për riorganizimin dhe tejkalimin e situatës, me ajrin e komprimuar në Qendrën Klinike “Nëna Tereza”. Dhomat nuk janë në përdorim për më shumë se 2 javë, ndërkaq pacientët me gjendje emergjente janë transferuar Klinikën Universitare “Shën Naum Ohridski” dhe në “8 Shtatori”. Si opsion u propozuan kompresorët e jashtëm, dhe të njëjtit do të shqyrtohen në seancën e ardhëshme të Qeverisë, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dr. Maja Manoleva, ka zhvilluar sot një takim me drejtorët mjekësorë të klinikave kirurgjikale në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” me qëllim të riorganizimit të punës për shkak të situatës së re me ajrin e komprimuar.

Ndryshe, dhomat e kirurgjisë nuk janë në përdorim më shumë se 2 javë, dhe pacientët emergjentë janë transferuar në Klinikën Universitare “Shën Naum Ohridski” dhe në “8 Shtatori”.

Manoleva dje ka lëshuar urdhër që klinikat universitare, të cilat janë të vendosura në objektin e klinikave kirurgjikale në Qendrën Klinike, sallat e operacionit të fillojnë të punojnë me kompresorë të jashtëm dhe gjithashtu me enë me ajër të komprimuar.

“Ministria e Shëndetësisë do të udhëzojë klinikat që të marrin kompresorë të jashtëm për funksionimin e objekteve me program emergjent dhe me zgjedhje. Ky vendim është marrë me synimin për të gjetur një zgjidhje kalimtare në drejtim të funksionimit të programit operacional. Për të siguruar ofrimin e kujdesit adekuat dhe cilësor shëndetësor për pacientët, u vu në dukje nevoja e riorganizimit të mënyrës së funksionimit dhe sigurimit të ajrit të kompresuar me kompresorë të jashtëm dhe gjithashtu me enë me ajër të kompresuar si zgjidhje kalimtare deri në tejkalimin e situatës”, theksoi deputetja Manoleva.

Në seancën e ardhshme të qeverisë, deputetja Manoleva do të dorëzojë informacion dhe do të kërkojë nga Qeveria që të detyrojë Shërbimin për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta që të bëjë prokurimin urgjent të stacionit të ri të kompresoritn

Po ashtu, siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, Klinika Universitare “St. Naum Ohridski” dhe “8 Shtatori” duhet të vazhdojnë të punojnë me shfrytëzimin maksimal të kapaciteteve dhe me përkrahjen e personelit shtesë të nevojshëm shëndetësor në pajtim me marrëveshjet e bashkëpunimit të lidhura me klinikat kirurgjikale universitare.

Kujtojmë se sallat e operimit në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ndaluan së punuari për shkak të një ere të pakëndshme që u përhaq përmes sistemit të ventilimit dhe problemi i furnizimit me oksigjen. Prokuroria Themelore Publike është zotuar se do të hetojë rastin, në rast se ka vepër penale.

LEXO: Prokuroria do ta hetojë mosfunksionimin e sallave të operacionit në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”

LEXO: Kolapsi i Qendrës Klinike ka mbingarkuar Spitalin e Qytetit: 150 operime urgjente të kryera për 10 ditë