KSHZ nuk e pranoi ankesën për votimin në Likovë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në mbledhjen e sotme vendosi që të mos pranohet ankesa për votim në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit të koalicionit Vlen për vendvotimin 1112/1 në Komunën e Likovës. Vendimi për kontrollimin e materialit zgjedhor erdhi pasi përfaqësuesi i autorizuar Albedin Abdulli nga koalicioni “Vlen” shpjegoi kundërshtimin dhe […]

KSHZ nuk e pranoi ankesën për votimin në Likovë
Foto: KShZ

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në mbledhjen e sotme vendosi që të mos pranohet ankesa për votim në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit të koalicionit Vlen për vendvotimin 1112/1 në Komunën e Likovës. Vendimi për kontrollimin e materialit zgjedhor erdhi pasi përfaqësuesi i autorizuar Albedin Abdulli nga koalicioni “Vlen” shpjegoi kundërshtimin dhe tregoi se çfarë ka ndodhur atë ditë në Likovë, transmeton Portalb.mk.

“Në vendvotimin numër 1112 në Likovë, një anëtar i këshillit zgjedhor i jep dy fletë votimi një personi. Kjo ngjarje është raportuar, por kundërshtimi i tij nuk është marrë parasysh dhe për më tepër ka marrë kërcënimin për t’u larguar nga qendra e votimit. Kjo është në kundërshtim me ligjin, sepse anëtarët e këshillit zgjedhor janë të barabartë, askush nuk ka të drejtë të përjashtojë askënd. Në bazë të nenit 151, kërkojmë nga KSHZ-ja të kontrollojë nëse policia i është përgjigjur kërkesës për intervenim në vendvotim, sepse ka pasur nevojë, pastaj nëse numri i fletëvotimeve në kuti është më i madh se numri i votuesve që votuan dhe nëse numri i gjurmëve të gishtave përputhet me ngjyrën në fletët e letrës në kuti dhe nëse është shënuar ndonjë shënim në procesverbal”, tha Abduli.

Ai gjithashtu në seancë informoi se në Likovë në vendvotimin 1107 rezultati ishte 32-32, në vendvotimin 1110 rezultati ishte 3-9, në 1108 ishte 197-123 dhe në vendin ku ishin bërë parregullsi 1112, rezultati është 278-55.

“E shihni, nga një rezultat që është ose i barabartë ose me diferencë minimale, këtu kemi një diferencë prej më shumë se 220 vota. Jemi të vetëdijshëm se rezultati në këtë qendër votimi nuk do të ndryshojë numrin e përgjithshëm të votave të marra, por parregullsia duhet të përcaktohet në mënyrë që të parandalohen parregullsitë në rrethin e dytë në të ardhmen, kur secila votë mund të jetë vendimtare dhe të vendosë për mandate”, ka thënë Abduli.

Kryetari Aleksandar Dashtevski kërkoi që menjëherë të hapet materiali zgjedhor dhe të kontrollohen këto të gjetura. .

Në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale 2024 nga numri i përgjithshëm i votuesve 1.1814.317 votuan 867.000 qytetarë apo 49,94%, prej të cilëve numri i votave të vlefshme ishte 881.272 ndërsa vota të pavlefshme dolën 24.562. Në bazë të rezultateve të fundit, dallimi mes Bujar Osmanit dhe Arben Taravarit ishte mbi 37 mijë vota, ndërsa mes Siljana Davkovës dhe Stevo Pendarovskit ishte mbi 182 mijë vota.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet me 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare.