Maqedonci flet për sigurinë dhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se zhvillimi i industrisë së mbrojtjes është një nga parakushtet bazë për plotësimin e infrastrukturës së mbrojtjes së një vendi e sidomos, siç tha ai, për vendin tonë dhe kohën në të cilën po kalojmë karshi sfidave rajonale dhe globale të sigurisë. Këto komente, Maqedonci i ka bërë në […]

Maqedonci flet për sigurinë dhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes
maqedonci-flet-per-sigurine-dhe-zhvillimin-e-industrise-se-mbrojtjes

maqedonci-flet-per-sigurine-dhe-zhvillimin-e-industrise-se-mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se zhvillimi i industrisë së mbrojtjes është një nga parakushtet bazë për plotësimin e infrastrukturës së mbrojtjes së një vendi e sidomos, siç tha ai, për vendin tonë dhe kohën në të cilën po kalojmë karshi sfidave rajonale dhe globale të sigurisë.

Këto komente, Maqedonci i ka bërë në gjatë diskutimit në tryezën “Forcimi i partneriteteve për sigurinë kombëtare” që e ka organizuar Oda Ekomomike Amerikane në Kosovë.

“Në një bashkëbisedim të hapur me Drejtorin Ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë,  Arian Zeka, si dhe anëtarë të tjerë të kësaj ode, diskutuam rreth ambientit global të sigurisë, sigurisë në regjionin e Ballkanit Perëndimor dhe nevojës për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në vend me qëllim përballimin e sfidave të ardhshme të sigurisë”, tha ministri Mqedonci.

Tutje tha ai se bashkëpunimi me sektorin privat është një nga elementet e rëndësishëm për zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes së vendit dhe një partner potencial për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes së vendit tonë.