Maqedonia e Veriut do të marrë pjesë në Konferencën për rindërtimin e Ukrainës

Maqedonia e Veriut do të marrë pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, konferencë e cila do të mbahet nesër dhe pasnesër do të mbahet në Berlin, transmeton Portalb.mk. “Presidentja Gordana Siljanovska Davkovka, më 11 dhe 12 qershor të vitit 2024, në Berlin të Republikës Federale Gjermane, do të marrë pjesë në Konferencën për rindërtimin […]

Maqedonia e Veriut do të marrë pjesë në Konferencën për rindërtimin e Ukrainës
Flamuri i Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës. Foto: Racide në Canva

Maqedonia e Veriut do të marrë pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, konferencë e cila do të mbahet nesër dhe pasnesër do të mbahet në Berlin, transmeton Portalb.mk.

“Presidentja Gordana Siljanovska Davkovka, më 11 dhe 12 qershor të vitit 2024, në Berlin të Republikës Federale Gjermane, do të marrë pjesë në Konferencën për rindërtimin e Ukrainës”, njoftoi Presidenca.

Ajo pritet të ketë mbajë fjalim në konferencë, ku qëllimi është të sigurohet mbështetje e vazhdueshme ndërkombëtarë për rindërtimi, rekonstruktimin, reformimin dhe modernizimin e Ukrainës.

“Në konferencë, nikoqir i së cilës është kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti ukrainas Vladimir Zelenski, është planifikuar pjesëmarrja e shefave të shteteve dhe qeverive, përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare, bizneset dhe sektori qytetar”, sqaroi Presidenca.

Kujtojmë që Rusia agresionin e saj në Ukrainë e filloi me 24 shkurt 2022.

Maqedonia e Veriut ka marrë pjesë në nisma të ndryshme ndërkombëtare në krah të Ukrainës, duke i dhuruar edhe mbështetje me armë.